Quinta-feira, 4/3/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ZOTI YNE NUK NGUTET !

ZOTI YNE NUK NGUTET !

ZOTI YNE NUK NGUTET !

Disave qe po i shajne islamin dhe muslimanet,duhet me u thane:

“Pritni edhe pak,sa t’ju sosen baterijat …”

Allahu nuk ngutet përshkak të ngutjës së robërve të Tij, dhe nuk plotësohet dëshira e robërve deri kur ta caktoje Allahu një gjë e cila ka qenë për tu bërë.Morali i mirë ndaj Allahut është mosnxitimi. Kështu që urtësia e Allahut e thelluar e ka caktuar që t’i sprovojë dashamirët e tij dhe ndihma vjen në atë kohë kur Allahu i madhërishëm e dine që e mira e besimtarëve do të jetë në favor të tyre… „Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”!“ (El-Bekare:214)
Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: „Allahu i lartësuar e dikton (ia shënon veprat e tij të këqia) Zullumqarin deri sa që kur ta denoje ai nuk ka mundësi të ikin“ (Transmeton Buhariu) -Pastaj lexoi: „Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.“ (Hud:102)
Dhe Allahu i madhërishëm na ka treguar se kur do të jetë denimi i zullumqarëve me fjalët e Tij në Kuran: „deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën“ (Junus:24)
Thotë Allahu i lartësuar në Kuranin famëlartë: „(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.“ (Jusuf:110)

(Visited 83 times, 1 visits today)
Top