Quinta-feira, 28/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zona që kontrollon lëvizjet tona

Zona që kontrollon lëvizjet tona

Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Floku rrenacak, mëkatarë. (Kur’an, 96:15-16)

Shprehja, “floku rrenacak, mëkatar” në ajetin e mësipërm është më interesante. Hulumtimet e kryera në vitet e fundit kanë zbuluar se zona paraballore, që është përgjegjëse për menaxhimin e funkcioneve të caktuara të trurit, ndodhet në pjesën ballore të kokës.

 

Shkencëtarët zbuluan funkcionet e kësaj zone, të cilën e përmendi Kur’ani 1,400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit. Nëse shikojmë brendësinë e trurit në pjesën e përparme të kokës, do të gjejmë pjesën e përparme të trurit. Një libër i titulluar Essentials of Anatomy and Physiology, e cila përfshin rezultatet e hulumtimit të fundit mbi funksionet e kësaj zone, thotë:

Motivimi dhe largpamësia për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit frontal, zonën paraballore. Ky është një rajon i asociacionit të kafkës…63

Libri gjithashtu thotë:

Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, zona paraballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit…64

Pra, kjo zonë e trurit është përgjegjës për planifikimin, motivimin, dhe nxitjen e sjelljeve të mira dhe të këqija, dhe është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetës.

Është e qartë se shprehja “floku rrenacak, mëkatar” korrespondon plotësisht me shpjegimet e mësipërme. Përsëri, ky fakt që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm në 60 vitet e fundit, u shpall nga Allahu në Kur’an shekuj më parë.

(Visited 31 times, 1 visits today)
Top