Terça-feira, 24/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

 Zilia sa ves i keq qe është!

 Zilia sa ves i keq qe është!

 Zilia sa ves i keq qe është!

Çështja e zilisë (hasedit) është shumë e rëndësishme. është një problem serioz me të cilin të gjithë ne duhet të përballemi. Zilia përhapet në shoqëri si një sëmundje e frikshme dhe është një sëmundje që kërkon shërim.

 

Zilia është me të vërtetë serioze, ngandonjëherë është sëmundje fatale. është një karakteristikë që i shkatëron marrëdhëniet midis njerëzve, komuniteteve dhe madje edhe popujve. Në një komunitet që është i errësuar nga kjo cilësi e urrejtur ndodh që bashkëpunimi dhe dashuria bëhen të panjohura kurse armiqësia dhe dhuna bëhen urdhëri i ditës.

 

Zilia ndodh kur ne shohim disa bekime në duart e dikujt tjetër dhe dëshirojmë që këto begati të atij personi të zhduken, ose të humben. Dijetarët muslimanë e kanë përkufizuar këtë ndjenjë në shumë mënyra por të gjitha përkufizimet e tyre përmbajnë këtë kuptim esencial për të dëshiruar që dikujt tjetër t’i humbet e mira që ai ose ajo me të cilën është begatuar.

 

En-Nevevi e përshkruan zilinë në mënyrën e mëposhtme: ”Zilia është dëshira për dikënd i cili gëzon një begati të zhduket nga ai, qoftë ajo begati me natyrë fetare apo e dynjasë”.

 

El-Gazali shkruan: ”Përsa i përket zilisë, dijetarët islam e kanë përkufizuar si urrejtje për një begati dhe dëshirë që të zhduket ajo nga dikush që është begatuar me atë begati”

 

Ibën Xhevzi ka thënë: ”Zilia është shpresa që dikush që është parë me zili për një begati që ai gëzon, t’i hiqet dhe jo patjetër të jetë kjo e shoqëruar për të pasur një begati të tillë për vete”.

 

Zilia është diçka që mbizotëron në botë. Kjo është pse Kur’ani flet shpesh rreth saj. Allahu thotë:

 

“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u tha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh”. [en-Nisa : 54]

 

Allahu na mëson ne për të kërkuar strehim nga “…Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron”. [el-Felek : 5]

 

Në Kur’an, ne gjithashtu kemi: “E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!”. [el-feth: 15]

 

Ne duhet gjithashtu të mos harrojmë historinë e famshme të Jusufit, alejhis selam, dhe vëllezërve të tij të cilët e patën ate zili për dashurinë e babait të tyre për atë aq shumë sa që ata e hodhën atë në një pus.

 

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka paralajmëruar kundër rrjedhojave të këqija të zilisë mbi ziliqarin, duke thënë: “Kujdesni nga zilia, sepse zilia humb të mirat e një personi si zjarri drurin”. [Sunen Ebu Davud (4903)]

 

Ai ka thënë: “Shkatërrimet e popujve të mëpërpashëm që do të biejnë mbi ju janë zilia dhe smira” [Sunen et-Tirmidhi (2510)]

 

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka parajmëruar aq shumë kundër zilisë për shkak të rrezikshmërisë dhe natyrës së saj shkatërruese. Mund të na çojë në shkatërrim në të dyja, në jetën e dynjasë dhe ate të ahiretit.

 

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Mos keni s’mirë dhe zili për njëri-tjetrin. Mos ia ktheni shpindën njëri-tjetrit dhe mos i pritni lidhjet. Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut dhe vëllezër ndaj njëri-tjetrit. Nuk është e lejueshme për një musliman për të ndarë (me mos folje etj.) vëllain e tij më tepër sesa tre ditë”. [Sahih el-Buhari (6065) dhe sahih Muslim (2559)]

 

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: ”Në zemrën e adhuruesit, besimi dhe zilia nuk mund të bashkëjetojnë”. [Sunen en-Nesai (3109)]

(Visited 79 times, 1 visits today)
Top