Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zilia



Zilia

Zilia është: që njeriu të dëshirojë largimin e begatisë nga vëllai i tij musliman, pavarësisht se a është kjo begati në fe apo në dynja. Dhe kjo është kundërshtim (protestë) ndaj asaj që Allahu ka caktuar dhe ndarë mes robërve të Tij, dhe (ndaj asaj) që Ai u ka bërë nderë atyre. Gjithashtu, kjo është zullum i ziliqarit ndaj vetvetes, sepse imani i tij pakësohet për shkak të zilisë dhe i sjellë vetes së tij telashe dhe siklete, përmes së cilave e shkatërron veten me një shkatërrim të shpejtë.
Allahu i Patëmeta thotë:
“A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta?…” (En-Nisa- 54).
Transmetohet nga Ebu Hurejreh, se Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
“Mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos bëni nexhsh1 gjatë tregtisë, dhe mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. O robër të
Allahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!” (Muslimi).
Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejreh se Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sellem- ka thënë:
“Largohuni nga zilia, sepse zilia i hanë veprat e mira ashtu siç i han zjarri drunjtë” (Ebu Daudi).





(Visited 11 times, 1 visits today)




Top