Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zhvillimi i fizioterapisë dhe roli i saj në fushën e mjeksisë



Zhvillimi i fizioterapisë dhe roli i saj në fushën e mjeksisë

Zhvillimi i fizioterapisë dhe roli i saj në fushën e mjeksisë.

Me evoluimin e mjeksisë globale shumë nëndegë të saj fituan autonominë në zbatimin e tyre. Si rrjedhojë e kësaj, i njëjti fenomen ndodhi edhe në Shqipëri. Por, problemi i diferencimit të figurave të ndryshme mjeksore, që perpara aplikoheshin vetëm nga një person, solli edhe cc’orientimin e pacientëve. Vecanërisht, kjo u bë evidente në patologjitë dhe problemet acute ose të rastësishme, ku pacientët kishin deficenca në adresimin e tyre në stafin mjeksor. Kjo gjë ndodhte edhe si pasojë e mungesës së informacionit për struktura të ndryshme ose informacione të gabuara në hierarkinë mjeksore. Një shkaktar tjetër i këtij disinformimi është edhe opinioni i përgjithshëm popullor apo ushtrimi i profesionit pa arsimin përkatës.
E njëjta gjë ndodhi edhe me degën e fizioterapisë. Ajo fillimisht zbatohej në spitale në mënyrë indirekte nga mjeku (psh:ortopedi) ose nga stafi i infermierisë në mënyrë vetjake. Gjithashtu, në kushte shtëpiake pas ndonjë dëmtimi të lehtë ose të pjesshëm, madje, edhe për pamundësi trajtimi në spitale, të sëmuret “trajtoheshin” nga njerëzit e afërm në formë masazhesh. Kjo gjë bëhej edhe nga nga ata që vetquheshin mjekë popullor përsëri në formë masazhesh dhe teknikash të tjera të cilat nuk ishin në cilësinë dhe në nivelin që mund ti realizonte fizioterapisti. Pra, dega e fizioterapisë mbajti mbi shpatulla për vite të tëra personifikimin e të qenurit një degë që bën masazhe, e gjitha kjo nga shkaqet e lartpërmendura. Në kushte të tilla duhet bërë dallimi midis fizioterapistit, si personel i skuadres mjeksore dhe masazhatorit në qëndra estetike. Masoterapia perkufizohet si:
Manovër manuale ose mekanike e cila mobilizon në mënyrë metodike indet ose segmentet e një anësie, për qëllime estetike, higjenike, sportive dhe terapeutike.
Është një gjest instiktiv, i cili reagon ndaj shfaqjes së një dhimbjeje të papritur ose pas një traume.
Është një metodë racionale dhe efikase.
Një masazh terapeutik varet nga:
– Nje njohje e mirë e anatomisë
– Fiziopatologjisë
– Reaksioni i subjektit që trajtojmë.

Por, cfarë është fizioterapia në të vërtetë? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje fillimisht le të japim një kundër argument të asaj cka njerezit mendojnë për të.
Fizioterapia është një ndër degët më të reja të mjeksisë, e cila synon ruajtjen e cilësise së jetës së individit dhe përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit te pacienti(mjeksia e parë në një këndëvështrim tjetër).
Fokusimi i saj është përqëndruar në identifikimin e patologjisë, trajtimin dhe rehabilitimin e pacientit. Te gjitha kto procedura realizohen nëpërmjet mirëmbajtjes së lëvizmërisë maksimale dhe aftësise funksionale.
Në vashdimësi të përgjigjes për pyetjen më lart po rendisim kategoritë e pacienteve që trajtohen me anë të fizioterapisë dhe patologjitë më te shpeshta që prekin popullsinë:
Hernia diskale
Distrofitë muskulare
Paralizat faciale
Parezat, diparezat dhe plegjitë
Spondiliti ankilozant
Artritet
Frakturat ne jeten e përditshme dhe ato në sport
Problemet posturale si skolioza, lordoza, kifoskolioza, etj.
Pacientet kardiopate, ata të neurologjisë, pediatrisë, geriartrisë dhe ortopedia postoperatore.
Faktori kryesor i cdo patologjie në 90% të rasteve, duke mos përmëndur patologjitë gjenetike, është pozicionimi i gabuar në jetën e përditshme. Shkenca që meret me funksionim normal postural është ERGONOMIA.Të gjithë këta pacientë kanë mundësi të përfitojnë në mënyrë maksimale kur trajtohen nga një fizioterapist përgjatë seancave të caktuara nga ana e tij. Realizimi i të gjithë procesit terapeutik kryhet me anë të aparuturave dhe novacioneve teknologjike. Përdorimi i lazerit, TENS-it, rrezeve infra të kuqe, ultraviolet, radarterapisë, manjetoterapisë, fangoterapisë, tranksionit, aquaterapisë dhe një sërë teknikash të reja kane bërë të mundur zhvillimin e ksaj dege në nivele shumë të larta.





Duke vazhduar në këtë trajtë mendimi gjithashtu vecojmë edhe mundësitë e punësimit në këtë profesion, duke llogaritur numrin e nevojës per fizioterapist në raport me numrin e të diplomuarëve që dalin në vit. Mundësitë e punësimit aktualishtë janë të mëdha, në spitale, ambulanca, ekipe sportive, qëndra rehabilitimi, apo edhe në klinika fizioterapie.
Vështirësia më e madhe për fizioterapinë është ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i popullatës për rëndësin që ajo ka si shkencë rehabilitimi, pasi është më e lehtë të parandalosh një patologji sesa ta kurosh atë.

(Visited 11 times, 1 visits today)