Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zgjidhja për një tension të ulët

Zgjidhja për një tension të ulët

Gjithë ata persona që kanë tensionin e ulët ndiejnë lodhje kronike, këmbët e rënda, marrje mendsh, humbje ekuilibri, djersë të ftohta, errësim të shikimit, rënie të fikti etj.

Siç dihet tensioni normal është 12/8 dhe në rast se ky tension bie në nivelin 9/6 ose më poshtë, atëherë duhet të tregoni kujdes.

Për t’iu ardhur në ndihmë gjithë atyre që vuajnë nga një shqetësim i tillë, janë disa zgjidhje natyrale përmes ushqimeve.

Shega – Është e pasur me potas, flavonoide, vitaminë A, B dhe C si dhe ka veti freskuese. Vepron në nivel kardiovaskular dhe riekuilibron presionin e zemrës.

Panxhari i kuq – Pirja e lëngut të panxharit të kuq dy herë në ditë ndihmon në marrjen e potasit, një prej elementëve më të rëndësishëm për mbajtjen në gjendje stabël të tensionit të ulët.

Kripa – Pa e tepruar konsumi i ushqimeve të kripura, riekuilibron tensionin e ulët.

Uji – Një gotë ujë ndihmon për ngritjen në nivel të lehtë të tensionit.

Çaji jeshil dhe ai trëndafilit – Janë ideal për mbajtjen nën kontroll të tensionit të ulët, veçanërisht nëse pihen në mëngjes.

(Visited 34 times, 1 visits today)
Top