Sábado, 25/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ZGJEDHE NJËRIN: VËLLAIN, BURRIN APO FËMIJËN



ZGJEDHE NJËRIN: VËLLAIN, BURRIN APO FËMIJËN

ZGJEDHE NJËRIN: VËLLAIN, BURRIN APO FËMIJËN

Thuhet se Haxhaxh b Jusuf et-Thekafij ka urdhëruar për kapjen e tre personave të akuzuar dhe vendosjen e tyre në burg. Më pas urdhëroi që tu prehet koka, dhe kur i sollën para xhelatit Haxhaxhi pa një grua të pashme që po qante dhe tha: silleni atë.
Pasi e sollën para tij e pyeti: pse po qanë?
U përgjigj: ata për të cilët urdhërove t’iu prehet koka janë: burri, vëlla dhe djali im. E si mos të qajë?
Haxhaxhi vendosi që ta falte njërin prej tyre si nderë për atë dhe i tha: zgjedhe njërin prej tyre që ta fali. Dhe mendoi se ajo do të zgjedhte fëmijën e saj.
Mbretëroi heshtja në vendin e ngjarjes dhe sytë shikonin drejt gruas se cilin prej tyre do ta zgjedhte që të falej.
Heshti një çast dhe tha: “vëllain”.
U çudit Haxhaxhi me përgjigjen e saj dhe e pyeti për sekretin e zgjedhjes së saj?
U përgjigj: Burri gjendet, d.m.th mund të martohem me një burrë tjetër. Fëmija lind, d.m.th pas martesës mund të lindë fëmijë, ndërsa vëllain nuk mundet ta gjejë, sepse nënën dhe babanë nuk i kam më.
Fjala e saj u konsiderua tek Haxhaxhi urtësi dhe për t’u marrë shembull, kështu që vendosi t’i falë që të tre.
Subhanallah!
Vëllai nuk e din vlerën e vëllait dhe motrës vetëm atëherë kur e humbim ndonjërin prej tyre. Ruaji lidhjet mes teje dhe vëllezërve e motrave tua, sepse ajo është një diçka që nuk zëvendësohet.
Nëse e humbë nuk mund ta kthesh më asnjëherë.
Dërgo mesazh dashurie dhe respekti tek çdo vëlla dhe motër që e ke, dhe mos e vono këtë, sepse ndoshta ata janë të nevojshëm për këtë.
Allahu na bashkoftë në xhenet me vëllezërit dhe motrat tona.
Amin.





(Visited 431 times, 2 visits today)




Top