Quarta-feira’, 20/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zemra

Zemra

11202622_10205422100611862_3039247713712452035_n

Zemra sëmuret ashtu siç sëmuret trupi dhe shërimi i saj bëhet përmes pendimit.

Zemra ndryshket ashtu siç ndryshket hekuri dhe pastrimi i saj bëhet përmes dhikrit (përmendjes e Allahut).

Zemra zhvishet ashtu siç zhvishet trupi nga petkat dhe stolia e saj është devotshmëria.

Zemra ndjen uri ashtu siç ndjen trupi dhe ushqimi i saj është dashuria dhe mbështetja tek Allahu i Lartesuar.

Mjerë për atë që angazhohet pas ushqimit të trupit, veshtjet dhe stolitë e tij dhe e lë zemren e tij të zhveshur, të errët, të sëmurë dhe të uritur.

(Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë)

(Visited 48 times, 1 visits today)
Top