Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Ka shpëtuar ai që është pastruar” (A’la:14) Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e […]
Ka shpëtuar ai që është pastruar” (A’la:14) Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e […]
Zekatul fitri

Ka shpëtuar ai që është pastruar” (A’la:14)
Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve, shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahut.
Në këtë tekst neve do të mundohemi shkurtimisht të përmendim diçka rreth një “institucioni” tepër të njohur në islam e ai është zekatul fitri. Zekatul fitri është një lloj zekati i cili jepet në fund të muajit të Ramazanit kurse shpjegimin e tij do ta bëjmë në disa pika.
1 – Dispozita e tij:
Sadekatul Fitri u bë i obligueshëm në vitin e dytë sipas Hixhretit dmth së bashku me agjërimin e ramazanit. Kjo është cekur në Kuran, në sunetin e qartë dhe me koncensus të të gjithë muslimanëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar”.[1] Dmth ka pastruar shpirtin e vet me lëmoshë. Omer Ibn Abdul Azizi-Allahu e mëshiroftë, i urdhëronte njerëzit që të nxjerrin sadekatul fitrin dhe e lexonte këtë ajet. Ikrimeja thoshte: Kuptimi i këtij ajeti është për atë njeri i cili e nxjerr sadekatul fitrin para namazit të bajramit. Pra është obligim për çdo musliman i vogël e i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob kjo bazuar edhe në fjalën e Ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka bërë obligim sadakatul-fitrin në ramazan ,me masën një sa’a (2,4 kg përafërsisht) me hurma ose një sa’a me elb për çdo njeri qoftë i lirë apo rob, mashkull apo femër, i madh ose i vogël nga muslimanët.”[2]
2 – Urtësia e tij:
Prej urtësive të zekatul fitrit janë :
1. Pastrim i agjëruesit nga gjërat e kota që mund ta kenë shoqëruar gjatë agjërimit.
2. Ndihmë për të varfurit që atë ditë (ditën e bajramit) të mos ia shtrijnë dorën dikujt për të lypur. Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhë për ti udhqyer të varfurit.”[3]
3 – Kush e ka obligim zekatul fitrin?
Obligohet me të çdo musliman i cili posedon një sa’a pasuri që i tepron veç nevojave ushqimore të tij dhe familjes së tij brenda një dite dhe një natë.
4 – Masa e tij dhe llojet e ushqimeve valide:
Masa e zekatul fitrit është një sa’a ndërsa një sa’a është e barabartë me 4 emdad, një mud është i barabartë me dy grushta të mbushur plot me ushqim të njerëzve mesatërë. Kurse nga ushqimi jepet ai ushqim i cili është kryesorë apo bazë në atë vend qoftë ai: grurë, elb, hurma, oriz, rrush i thatë, misër ose qumësht i thatë. Bazuar në hadithin e Ebu Seid el-Hudriut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” Në kohën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e jepnim zekatul-fitrin për të madhin e të voglin, për robërit e të lirët një sa’a me ushqim ose me qumësht të thatë ose një sa’a me elb ose një sa’a grurë ose një sa’a me rrush të thatë.”[4] Ndërsa nga mendimet më të qëlluara dhe gjithëpërfshirëse të dijetarëve është ai i Ibn Kajjim el-Xheuziut-Allahu e mëshiroftë i cili thotë: E vërtëta e kësaj çështje është t`i ofrosh të varfërit atë që ia mbulon nevojën në ditën e bajramit me atë që janë të adaptuar banorët e atij vendi (me ushqimin e tyre). Duke u bazuar në fjalët e Muhamedit alejhi selam ku thotë:” Mbulojani kërkesat në ditën e bajramit.” Nuk ka dyshim se nëse mundet të ofrohet skamnorëve ushqimi i cekur në hadithet e pejgamberit aleji selam që janë nga ushqimet bazë në atë vend është më mirë, e nëse jo atëherë u ofrohet ajo që ua mbulon atyre kerkesat e tyre, pasi që qëllimi i gjithë kësaj është t`u plotësohet atyre një deshirë apo t`u arrihet një mirësi, siç thotë edhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Mirësi është ajo që e pushon (qetëson) shpirtin dhe e kënaq zemrën, kurse mëkat është ajo që e preokupon shpirtin dhe është e dyshuar në zemër.”
5 – Kur obligohet te jepet zekatul-fitri dhe kur nxjeret?
Zekatul-fitri bëhet obligim të jepet me perëndimin e diellit në natën e fitër Bajramit, ndërsa sa i përket kohës kemi kohë kur lejohet dhe koha kur është më e mirë të jepet. Sa i përket asaj se prej kur lejohet të jepet është një ose dy ditë para fitër Bajramit sepse kështu vepronte Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe të tjerë prej shokëve të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ndërsa koha me e preferuar e dhënies së tij është të jepet pas perëndimit të diellit natën e fitër Bajramit deri pak para namazit të fitër Bajramit. Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë:” Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ta japin zekatul-fitrin para se te dalin njerëzit për ta falur namazin (e Bajramit).” – Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri e jepte një ose dy ditë para ditës së fitër Bajramit. – Ndërsa në versionin tjetër Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri ua jepte zekatul-fitrin atyre që e pranonin atë ,një apo dy ditë para ditës së fitër Bajramit.[5] Po ashtu fjala e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhe ushqim për të varfurit. Ai i cili e jep këtë sadaka para namazit të Bajramit i pranohet (si zekatul-fitër) ndërsa ai i cili e jep pas namazit të Bajramit i quhet vetëm sadaka.”[6]
Thotë Ibn Kajjimi-Allahu e mëshiroft: Nga këto hadithe kuptojmë që nuk lejohet të nxirret sadekatul fitri pas namazit të bajramit.
Kurse Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë thotë: Nëse vonohet sadakatul fitri pas namazit të bajramit personi obligohet ta paguaj atë edhe më vonë dhe asesi nuk lirohet nga ky obligim me kalimin e kohës.
Madje tjerë nga dijetarët kanë thënë: Fukahatë janë dakorduar që sadekatul fitri nuk i falet atij që e vonon dhe se ajo ngel borxh deri sa ta lanë atë borxh, njëherit edhe vonesa është haram dhe se vonuesi ka bërë një haram nëse e ka vonuar me pa arsye të pranuar.
6 – Kujt i jepet zekatul-fitri?
Dhënia e zekatul-fitri është pothuaj e ngjajshme me zekatin në përgjithësi. D.m.th. u jepet tetë grupeve të përmendura në fjalën e Allahut:” Allahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe,(luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”[7] Ndërsa fukaratë dhe miskinat kanë më shumë përparësi, bazuar në hadithin që e transmeton Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhë ushqim për ti udhqyer të varfurit.”[8]
E lusim Allahun të na jap dije të saktë mbi dipozitat e fesë tonë, të na bëj nga bujarët dhe bamirësit e këtij muaji e të na I pranoj veprat tona pasi që vetë Allahu thotë në Kuran: “Te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon ato.”[9]
Dhe lutja e fundit e jona është: Falemenderimi I takon Allahut Zotit të Botrave.
Përgatiti: Nexhat Ceka
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 26, 2018 / By M.I Cfarë pritet nesër nga këta nxënës 13 vjeçarë?
September 26, 2018 / By M.I Ulliri përmendet 6 herë në Kur’an
September 26, 2018 / By M.I Fiku përmendet një herë në Kur’an
September 26, 2018 / By M.I Katër gjëra ia shtojnë fytyrës shkëlqimin nga ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë.
September 26, 2018 / By M.I Vetëdija e rrallë e një të riu nga Bulqiza: unë, një mjek që dua t’i shërbej vendit tim
September 26, 2018 / By M.I Vajza ime ka një personalitet të dobët
September 26, 2018 / By M.I Baballarët dhe ndikimi i tyre në mirëqenien e fëmijës
September 26, 2018 / By M.I Me këto shenja trupi yt po të lajmëron se parazitët të kanë pushtuar…
September 26, 2018 / By M.I Qumështi i gjirit, një mister çudibërës