Segunda-feira, 27/6/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zbutës për duar me mjaltë dhe vezë

Zbutës për duar me mjaltë dhe vezë

Keni duar të thata dhe kërkoni t’i zbutni ato? Nëpër shitore gjeni lloj-lloj kremrash për këtë problem, por më e mira është ta përgatitni vetë.

Provoni recetën në vazhdim për të parë efektet e prodhimit tuaj.

Përbërësit:

  • 1 lugë mjaltë
  • 1 të bardhë vezë
  • 1 lugë glicerinë
  • 1 lugë argjile të bardhë

Përgatitja:

Në një tas hidhni një lugë mjaltë të shkrirë, por jo të nxehtë. Merrni të bardhen e vezës, bashkojeni me mjaltin, pastaj shtoni një lugë argjile të bardhë dhe 2-3 lugë glicerinë./Mjeku.net/

Përzieni gjithë përbërësit me radhë dhe me masen e përftuar masazhoni duart për 5 minuta. Shperlani duart me ujë të vakët dhe pastaj fshini ato me peshqir të butë./Mesazhi/

(Visited 161 times, 1 visits today)