Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Zbuloni kënaqësinë e të ushqyerit shëndetshëm

Zbuloni kënaqësinë e të ushqyerit shëndetshëm

Ushqimi është një nga kënaqësitë e mëdha të jetës dhe asgjë nuk mund të jetë më shpërblyese për prindërit sesa vendosja e fëmijëve në shtegun e zbulimit të ushqimit të mirë. Shprehitë e të ushqyerit shëndetshëm fillojnë që në foshnjëri e fëmijëri, ndërsa shumica e fëmijëve australianë nuk hanë ende aq mirë sa duhet. Një Sondazh Kombëtar Australian Mbi Aktivitetet Ushqyese Dhe Fizike Të Fëmijëve zbuloi se shumica e fëmijëve dështojnë për të përmbushur Udhëzimet Dietale Të Qeverisë Federale Për Fëmijë Dhe Adoleshentë Në Australi.

Dhe statistikat përkeqësohen duke u rritur fëmijët. Megjithatë, 22 përqind e fëmijëve në mes moshës katër dhe tetë vjetë njihen me udhëzimet dietale për konsumim të perimeve (mes dy dhe katër shujta në ditë, varësisht nga mosha), dhe vetëm pesë përqind e tyre të moshave 14 deri 16 vjec vazhdojnë njejtë. Konsumimi i frutave ishte po aq dëshpërues: 61 përqind të fëmijëve të moshës katër deri tetë vjec konsumuan frutat adekuate (një deri në tri shujta në ditë, varësisht nga mosha), krahasuar me vetëm një përqind të fëmijëve të moshës 14 deri 16 vjec.

 

Cka llogaritet ushqim i shëndetshëm për fëmijë dhe foshnje?

Udhëzimet e të ushqyerit sugjerojnë se prindërit duhet:

  • Nxisin dhe përkrahin ushqyerjen me gji
  • Fëmijët kanë nevojë për ushqimin e duhur dhe aktivitete fizike për rritje normale dhe zhvillim.
  • Të shijojnë një llojshmëri të gjerë të ushqimeve kalorike për të marrë vitamina dhe minerale, përfshirë vitaminën B.
  • Të hanë me bollëk bukë dhe drithëra, perime (përfshirë fasule) dhe fruta.
  • Dietat me sasi të pakët të yndyrës nuk janë të përshtatshme për fëmijët e vegjël. Për fëmijët më të mëdhenj është e nevojshme një dietë me pak yndyrëra dhe në veqanti me pak yndyrëra të ngopura.
  • Nxitini të pinë ujë si pije.
  • Të hanë vetëm një sasi të matur sheqeri dhe ushqime që përmbajnë sheqer të shtuar.
  • Zgjedhni ushqimet me pak kripë.
  • Të hanë ushqime që përmbajnë kalcium.
  • Të hanë ushqime që përmbajnë hekur.

 

 

 

 

 

Kënaqësia e të zbuluarit të ushqimeve si një familje

Të mësuarit si të gatuajmë shëndetshëm, bërja e shujtave të shijshme dhe ushqyese do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për të ndihmuar në krijimin e një qëndrimi të shëndoshë. Me këtë gjithashtu përfitojnë edhe pjesa tjetër e familjes si fëmijët do të mësojnë si të gatuajnë vakte të tilla dhe si të prodhojnë ushqime të gatuara në shtëpi që nuk janë përplot me kalori, kimikate dhe kripëra e sheqerëra të fshehura.

 

Ka shumë ushqime që mund të gatuhen në shumë porcione dhe mund të ngrihen njëherë dhe ngrohen në mikrovalë pas një kohe, e përsosur për ata që janë të zënë duke punuar dhe duke drejtuar një shtëpi.

 

Asgjë nuk i mëson fëmijët më mirë sesa përcjellja e një shembulli të shëndetshëm dhe vështrimi i një rol modeli pozitiv. Vaktet e ngrënies duhet të jenë pa stres dhe një kohë e këndshme e ditës familjare. Të gjithë anëtarët duhet t’i kërkojnë këto kohëra të përbashkëta, pra nëse ata mund t’i shijojnë shujtat e përgaditura në shtëpi, marrja e vendimeve ose ndarja e detyrave, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, një lidhje pozitive me ushqimin dhe vaktet do të pasojë.

 

Duke i lënë fëmijët të kënaqen me shijimin e shumë artikujve të ndryshëm ushqimorë që nga mosha e hershme, do t’i ndihmojë ata për të zhvilluar një qiellëz që do të shijojë një llojshmëri të gjerë të ushqimeve. Jepini nga pak shije të reja cdo javë, në porcione të vogla kështu ata nuk do të ndihen të mërzitur dhe ata shpejt do të fillojnë të shijojnë një përzierje të gjerë të shujtave dhe kombinimeve të shijshme.

 

Bëni vaktet argëtuese

 

  • Kënaquni me të ngrënit së bashku si familje dhe fokusohuni në argëtim dhe bisedë
  • Mos insistoni që fëmijët të hanë gjithcka që kanë në pjatë.
  • Shërbejeni ushqimi që do ta dojë familja, por nuk mos u ofroni alternativa që ata nuk i duan
  • Lërini fëmijët të ndihmojnë në planifikimin e menysë javore me receta nga Qendra e Zbulimit dhe lërini të përfshihen në blerje dhe gatime.
  • Fëmijët më të mëdhenj mund të kënaqen duke marrë përgjegjësinë për një shujtë komplete ndonjëherë.

 

 

Zbulimi i kënaqësive të të ngrënit dhe gatuarit shëndetshëm është gjë e vlefshme

Fëmijët kanë dëshirë të kalojnë kohë në kuzhinë, vecanërisht kur ata mbërrijnë moshën kur shqetësimet nga shtufa e nxehtë dhe vegla të rrezikshme nuk janë të mëdha si kur janë të vegjël.

 

Gatimi në kuzhinë është gjithashtu një aktivitet i shkëlqyer mësimi, i cili ka përfitimet në vazhdim:

 

  • Mësimi i të gatuarit i mëson fëmijët gjithcka për të ushqyerit dhe ngrënien e shëndetshme dhe ndihmon që të rrënjos aftësitë të zgjatin gjatë gjithë jetës.
  • Gatimi rrit respektin për veten – përmbushni një detyrë, mësoni dicka të rëndësishme dhe kuntriboni në familje.
  • Krijon kohë dhe bashkim familjar. Të gatuarit me fëmijët krijon kujtime që ata, në mëyrë reciproke, do ta pasojnë tek familjet e tyre. Ndoshta mund të zgjatet koha e gatimit të ushqimit, dhe do të ju duhet të pastroni rrëmujën, por sigurisht që do t’ia vlejë.
  • Fëmijët do të jenë më të prirur të hanë atë që e bëjnë vetë. Ndoshta është ngazëllimi i të krijuarit dicka vetë, por do të ketë më shumë gjasa të hanë atë kanë ndihmuar në bërje.
  • Fëmijët mësojnë mësime të vërteta në shkencë, gjuhë, matematikë dhe kreativitet. Matja e sasive, duke parë se si nxehtësia ia ndryshon kualitetin ushqimit, leximi i recetave, janë të gjitha aktivitete të shkëlqyera mësimore.
  • Gatimi është mënyrë e mrekullueshme për të mësuar aftësi jetësore. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme kur fëmijët jetojnë vetë dhe nuk do të kenë nevojë të blenë ushqime të shpejta ose mallëra të paketuara për t’u ushqyer.
  • Ata kuntribojnë në familje dhe mund të ndjejnë rëndësinë e të ndihmuarit.
  • Fëmijët mund të punojnë së bashku si ekip, qoftë me ndonjërin prind, qoftë me motrën ose vëllaun, për të kryer punët.
  • Gatimi i mëson ata të bënë plane dhe zgjedhje.
  • Të ushtrojnë kreativitetin dhe imagjinatën. Aktivitetet e të gatuarit të fëmijëve janë një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur veten dhe për t’u kënaqur me krijimet e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga: F.J. Punuar Nga ekipi Kidspot

 

(Visited 40 times, 1 visits today)
Top