Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Zbulo talentin

Zbulo talentin

talentiZbulo talentin

Gjithmonë është talenti dhe dhuntitë ato që i ndezin motorët e njeriut dhe e shtyjnë atë drejt
lartësive. Problemi është se ka shumë njerëz të cilët jetojnë e vdesin pa i kuptuar dhe
shfrytëzuar talentet dhe dhuntitë e tyre.
Një ndër cilësitë e pandashme të Zotit është dhe drejtësia dhe për këtë Ai e ka pajisur secilin prej
nesh me dhunti.
Ai ishte një berber i varfër, por që falë talentit të tij u shndërrua në motorrin e revolucionit
industrial në Evropë. Emri i tij është Riçard Arkwright dhe ka lindur në vitin 1732 në
Britani. Në rini punonte si berber, edhe pse nuk ishte një profesion të cilin e kishte për zemër,
por e ushtronte për të siguruar jetesën. Shumë të rinj e të reja sot ndjekin studimet sipas pikëve
që marrin, por pak kush mendon nëse ka prirje për atë fushë apo jo.
Përveç prerjes së flokëve Riçard merrej dhe me prodhimin e parukeve për gra dhe për trupin
gjykues në gjykata. Me kalimin e kohës filloi të bjerë dhe kërkesa për paruke dhe për rrjedhojë
ranë dhe të ardhurat e berberit tonë, derisa në fund falimentoi dhe e mbylli aktivitetin.
I gjendur në situatë të vështirë dhe pa ditur çtë bëjë, Riçard filloi të veçohej me veten dhe
shtronte pyetjen:”Ku mund të jap unë më
shumë?
Vallë cilat janë dhuntitë e mia? Çfarë mund ta bëj mirë?”
Nëse Riçard këtë e bënte me veten e tij, pasi asokohe mundësitë ishin të kufizuara, ti mund
ta bësh me veten por mund të kërkosh dhe në internet, i cili të ofron një pafundësi shansesh
dhe mundësish për të eksploruar mbi dhuntitë e tua. Sot shohim të rinj e të reja që me të
përfunduar një cikël kalojnë në tjetrin, pa i dhënë vetes shansin të mendojnë nëse është kjo
ajo fusha në të cilën duan të specializohen apo jo.Gjatë meditimit Riçard filloi të zbulojë talentin e
tij. Ai kshte prirje për inxhinieri mekanike, ishte shumë i dhënë pas veglave dhe makinerive.
Ishte mbyllja e aktivitetit të tij si berber ajo që e çoi në zbulimin e një talenti. Kur na mbyllet
një derë me të cilën siguronim jetesën, ajo që na ndodh është se mërzitemi dhe trishtohemi.
Por Zoti dëshiron që të na hapë një ose disa dyer të tjera më të mira. Falë talentit të
sapozbuluar Richard arriti të shpikë një makineri tekstilesh (carding machine), gjë e cila
çoi më pas në shpërthimin e revolucionit industrial.
Si rrjedhojë e zbulimit të talentit dhe shfrytëzimit të tij, Riçard u shndërrua në një
nga pasanikët më të mëdhenj të kohës së tij në Angli. Përvoja e tij është një rreze shprese për
çdo të ri dhe të re që ti eksplorojnë dhuntitë me të cilat i ka pajisur Zoti, të investojnë tek to dhe
ti shfrytëzojnë për mirë. Historia e tij është rreze shprese për të gjithë prindërit, që ti
eksplorojnë talentet e fëmijëve të tyre dhe ti zhvillojnë ato.