Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz dhe u kushton jetën rreth 660 mijë prej tyre. Organizata Botërore e Shëndetsisë po paralajmëron për pasojat e rënda nëse një formë e pashërueshme e malarjes i kalon kufijtë e Azisë juglindore. Ilaçi […]
Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz dhe u kushton jetën rreth 660 mijë prej tyre. Organizata Botërore e Shëndetsisë po paralajmëron për pasojat e rënda nëse një formë e pashërueshme e malarjes i kalon kufijtë e Azisë juglindore. Ilaçi […]
Zbulime të rëndësishme për malarjen

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz dhe u kushton jetën rreth 660 mijë prej tyre. Organizata Botërore e Shëndetsisë po paralajmëron për pasojat e rënda nëse një formë e pashërueshme e malarjes i kalon kufijtë e Azisë juglindore.
Ilaçi artemisinin ka ndihmuar që vdekjet nga malarja nëpër botë të ulen me më shumë se 25 përqind gjatë dekadës së kaluar. Por në disa zona të Azisë Juglindore, ky ilaç nuk jep rezultat. Mjeku Shin Young-Soo, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë paralajmëron për pasoja serioze nëse kjo formë e malarjes vazhdon të përhapet.
“E vërteta është se malarja do të na mposhtë të gjithëve nëse ne nuk bëjmë më shumë se sa tani dhe më mirë”.
Kontrolli i malarjes përfshin një sërë strategjish, nga rrjetat për mbrojtjen nga insektet tek insekticidet, profilaksia për fëmijët dhe gratë shtatëzëna, si dhe kontrolli apo ndryshimi i mushkonjave, apo parazitit të malarjes që ato mbartin.
OBT-ja thotë se në 10 vitet e fundit, 20 vende e kanë vënë sëmundjen nën kontroll. Në një diskutim në Kongresin amerikan, Dr. Mark Dybul ((DIE-bull)), drejtor ekzekutiv Fondit Botëror për Luftën kundër Sidës, Tuberkulozit dhe Malarjes, thotë se bota është në rrugën e eliminimit të malarjes:
“Ne kemi patur shumë sukses gjatë 10 vjetëve të fundit dhe malarja në zonat më të infektuara po vihet gjithnjë e më shumë nën kontroll”.
Dybul thotë se përpjekjet në shkallë botërore kanë çuar në një kontroll më efikas të mushkonjave që mbartin parazitin.
Dr. Anthony Fauci, i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, vë në dukje kërkimet që përfshijnë një tip bakterjeje për mushkonjatat:
“Është një bakterje që infekton mushkonjat dhe që ndërhyn në prosesin e zhvillimit të parazitit të malarjes në ciklin jetësor të mushkonjës”.
Kur bakterja ka prekur mushkonjën ajo transmetohet në brezat që pasojnë. Shkencëtarët shpresojnë se mushkonjat pa malarje do të zëvendësojnë më në fund ato që mbartin parazitin.
“Kjo do të thotë se nëse ato lëshohen në popullatën e mushkonjave në rajone të ndryshme të botës, rezultati në kontrollin e malarjes do të ishte shumë i madh”.
Një tjetër linjë këkimesh përfshin manipulimin e gjeneve të mushkonjës. Tani për tani mushkonja anofeles nuk është e mbrojtur ndaj parazitit të malarjes. Nëse shkencëtarët arrijnë të ndryshojnë strukturën e tyre gjenetike, sistemi imunitar i mushkonjës mund ta godasë bakterjen.
Ndërkaq, koha nuk pret, sepse paraziti i malarjes po e përballon gjithnjë e më shumë ilaçin kryesor në botë që përdoret për kurimin e sëmundjes.zeriamerikes/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote