Quinta-feira, 28/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Yjet,orientimi,shejtani dhe për cka janë të krijuar yjet

Yjet,orientimi,shejtani dhe për cka janë të krijuar yjet

Në kategorinë e tretë dhe të fundit futet përdorimi i informacionit të yjeve nga lundërtarët ose udhëtarët e shkretëtirave në mënyrë që të përcaktojnë drejtimet, ose nga fermerët për të përcaktuar arritjen e stinëve në mënyrë që ata të dinë kur të kultivojnë drithërat etj. [109] Këto ose praktika të ngjashme me to paraqesin aspektin e vetëm të astrologjisë që është hallall për muslimanët në përputhje me Kur’anin dhe sunnetin. Argumenti për këtë është ajeti i mëposhtëm i Kur’anit.:

“Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det … “ (6:97)

Buhari transmeton thënien e mëposhtme nga Kataadeh:[110] “Allahu i bëri yjet për të treguar drejtimin (e udhëtimit) dhe për goditjen e shejtanëve. Kështu që, kushdo që kërkon ndonjë gjë përtej kësaj ka spekulluar. Ai ka lënë fatin e tij, ka humbur pjesën e tij të jetës së mirë, dhe ka marrë përsipër atë për të cilën ai nuk ka dije. Me të vërtetë, ata që e bëjnë këtë janë njerëz injorantë ndaj urdhërave të Allahut. Ata kanë shpikur hyjnizimin për yjet, duke thënë se kush martohet sipas filan ylli do t’i ndodhë kjo ose ajo gjë, ose kush udhëton sipas filan ylli do të gjejë këtë ose atë gjë. As yjet, as kafshët e as shpendët nuk dinë ndonjë gjë prej të padukshmes. Allahu duhet t’ia kishte mësuar atë Ademit n.q.s. Ai do donte t’ia mësonte atë dikujt. Allahu e krijoi Ademin me duart e Tij, i bëri melekët t’i përkuleshin atij dhe i mësoi atij emrat e gjërave.”

Kufizimet e vëna nga Kataadah për përdorimin e yjeve bazohen mbi ajetin 98 të sures En’aam që u përmend më sipër. Gjithashtu ajo bazohet në ajetin e mëposhtëm:

“Ne qiellin me të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, … “ (67:5)

Resuli s.a.u.s. ka shpjeguar se xhinët ndonjëherë udhëtojnë në qiell dhe përgjojnë melekët kur ata bisedojnë midis tyre për ngjarje që do të ndodhin në tokë. Xhinët pastaj kthehen në tokë dhe informojnë ata që merren me parashikimin e të ardhmes. Ai gjithashtu ka shpjeguar se Allahu përdor goditjet me yje për t’i larguar ata (xhinët) dhe për të parandaluar përgjimin përveç rasteve të rralla. Resuli s.a.u.s. ka thënë edhe se parashikimet e fallxhorëve janë përzierje e pak të vërtetave me qindra gënjeshtra. [111] Prandaj muslimanët janë të detyruar të ruhen nga përdorimi i yjeve për qëllime të tjera veç atyre që janë përcaktuar qartë nga Allahu.

 

 

(Visited 463 times, 1 visits today)
Top