Wednesday, 21/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhinnët janë krijesa që janë sajuar me vullnet të lirë, jetojnë në Tokë në botën e cila është paralele me jetën e njerëzve



Xhinnët janë krijesa që janë sajuar me vullnet të lirë, jetojnë në Tokë në botën e cila është paralele me jetën e njerëzve

Xhinnët janë krijesa që janë sajuar me vullnet të lirë, jetojnë në Tokë në botën e cila është paralele me jetën e njerëzve, dhe janë të padukshëm për syrin e njeriut derisa janë në gjendjen e tyre normale. Fjala arabe xhinn vie nga falja xhenna që do të thotë fshehem. Prandaj, embrioni në bark quhet xhanin,ndërsa zemra në gjoks quhet xhenan. Shprehja xhinni është ekuivalent i xhinn, ndërsa xhaan mund të shfrytëzohet si në formë të njëjësit ashtu edhe në shumës. Në literaturën islame Shejtan është emërtim për xhinnët jobesimtarë (shih Fet’hul Bari nga Ahmed ibën Ali ibën Hixhri; Kajro, Egjipt: el-Metba’a es- Salefijah, botimi parë, 1961, val. 6, fq. 344 dhe val. 8, tq. 675). Ata janë krijuar nga zjarri, në pajtim me deklarimin e All-llahut në Kur’an: E xhinnët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë. (Kur’an,15:27). Ata nuk janë “engjëj të rënë”. Nga Aishja, radijall-llahu anha, transmetohet që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të ketë deklaruar:”Melekët janë krijuar nga drita,ndërsa xhinnët nga zjarri.”(Sahih Muslim, val. 4, fq. 1540, nr. 7134). Melekët gjithashtu nuk mund të jenë të padëgjueshëm ndaj All-llahut, në pajtim me deklarimin e All-llahut në Kur’an: … Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar. (Kur’an, 66:6).