Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhinët janë më të zhvilluar se sa njerëzit

Xhinët janë më të zhvilluar se sa njerëzit

Xhinët kanë dituri për ndërtimtari dhe industri.

Dhe dituria e tyre për ndërtimtari dhe industri është më madhështore se dituria e zotëruar nga njerëzit.

Ata kanë mjete të posaçme për ndërtim dhe konstruksion dhe po ashtu përparim në zhvillimin industrial dhe shpikje, të cilat njerëzit ende nuk i kanë arritur.

Allahu na njoftoi se Ai i bëri xhinët të nënshtruar ndaj profetit të Tij Sulejmanit (alejhis-selam).

Kështu ata do të kryejnë shumë punë të mëdha për të që kërkohet forcë, shkathtësi intelegjencë dhe njohuri.

Allahu thotë: se ishin xhinët që punonin para tij, me lejen e Zotit të tij dhe kushdo prej tyre që largohej nga urdhri Ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e zjarrit që flakëron.

Ata bënë për atë, atë që donte nga dhomat e ngritura, statujat, pellgjet aq të mëdha sa rezervuare dhe kazanët e palëvizshëm.

“I bëmë që atij t’i rrjedhë burim tunxhi dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Ynë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.  I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme.” 34:12-13

Kështu këto gjëra kërkojnë shkathtësi dhe fuqi.

Ndoshta ata madje arritën nivelin e zbulimit dhe shpikjes siç është radioja dhe televizioni dhe tjera gjëra përveç këtyre.

Shejkhu i Islamit Ibn Tejmijeh ka thënë: ”Disa nga Shujukhët që mbanin kontakt me xhinët informuan atë se xhinët u treguan atyre diçka të ndritshme që i ngjante ujit dhe qelqit, do të paraqisnin një imazh brenda tij për të, për çfarëdo lajmesh që ata kërkuan prej tij dhe çdo lajmi që ai kërkoi prej tyre. Kjo ishte diçka që ngjante me ujë dhe qelq, që do të thotë si një ekran televiziv për shembull. Diçka që shkëlqen, i ngjan ujit dhe qelqit. Dhe pajisja ishte me të. Pra, kur ai shikoi në të, ai mund të shihte se çfarë kërkohej prej tij.

Dhe ai tha se ishte gjithashtu një mjet për të që t’u transmetonte informacione atyre, që do të thotë xhinëve.

Ai tha: Kështu që unë do të informohesha për informacionin nga kjo gjë që i ngjante ujit dhe qelqit kështu që unë do të informoja popullin për lajmin që erdhi tek unë.

Dhe xhinët do të më tregonin fjalën e miqve të mi që kërkonin ndihmën time, kështu që unë do t’u përgjigja atyre. Kuptimi që kjo pajisje kishte është një mjet për dërgimin dhe marrjen e komunikimit.

Dhe kjo pajisje ishte me të dhe ai do të shihte dhe do të dëgjonte fjalët e xhindëve që punonin me të.

Vëllezërit e tij që po kërkonin ndihmën e tij, mund ta dëgjonin zërin e tij.

Shejkhu i Islamit (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Burri tha: kështu që unë do t’i përgjigjem atij; do të thotë që do të dëgjoj zërin e miqve të mi që kërkojnë ndihmën time.

Dhe ky njeri ishte nga Shujukhët që jetonte me xhinët dhe udhëtonte me ta.

Pra, nëse miqtë e tij do të kërkojn prej tij, kështu që ata mund të shkonin tek ai, njëri prej tyre do të thoshte: Kështu dhe kështu; dhe ai do t’u përgjigjej atyre.

Si do t’u përgjigjej atyre dhe si do t’i dëgjonte ata? Me anë të mjetit të komunikimit të cilin xhini e shpiku gjatë epokës së Shejkhut të Islamit Ibnu Tejmijes (Allahu e mëshiroftë).

Dhe ai (Ibnu Tejmijeh), Allahu e mëshiroftë, tha për veten e tij, se disa nga shokët e tij i erdhën atij – dhe ai është Imam udhëzues, nuk u gjet në zemrën e tij vend për shirk dhe ai ishte i drejtë në fenë e Allahut, Allahu e mëshiroftë.

Disa nga shokët e tij erdhën tek ai dhe thanë: ”Allahu të shpërbleftë me të mira Shejkhu ynë dhe Allahu të bekoftë.

Ai u përgjigj: Dhe pse po e thoni këtë? Ata thanë: ”Ishim në një udhëtim dhe humbëm në shkretëtirë (ata që humbasin në shkretëtirë vdesin nga uria dhe etja) kështu filluam të kërkojmë ndihmën e Allahut, Atij që bekon dhe të Lartësuarit.

Dhe pastaj dëgjuam zërin tënd por nuk të pamë.

Dhe ti na the; rruga është në këtë dhe këtë drejtim. Që do të thotë ecni kësaj rruge dhe pastaj kthehuni këtu dhe ju do të gjeni rrugën e duhur.

Kështu ne i përdorëm udhëzimet tuaja kur dëgjuam zërin tënd dhe shkuam në drejtimin që na udhëzove, prandaj gjetëm rrugën tonë: Allahu të shpërbleftë me të mira.

Ai (Ibnu Tejmije) u përgjigj: ”Betohem në Allahun se unë nuk dëgjova asgjë dhe nuk thashë asgjë dhe unë nuk u largova nga vendi im, por ai ishte xhin që na do neve.”

Ky ishte një xhin që na do neve, dhe ai (Ibnu Tejmijeh) ishte i dashur edhe nga xhinët, Allahu e mëshiroftë.

Shejkh Muhammed bin Se’id Raslan

Përktheu: Valdet Gashi

/perlatmuslimane/

(Visited 614 times, 1 visits today)
Top