Quinta-feira, 3/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Xhibrili alejhi selam dhe Shkatërrimi I Popullit të Lutit alejhi selam

Xhibrili alejhi selam dhe Shkatërrimi I Popullit të Lutit alejhi selam

Xhibrili a.s dhe Shkatërrimi I Popullit të Lutit a.s

Në kohën kur erdhën melekët dhe të dërguarit e Allahut xh.sh, Xhibrili, Mikaili dhe Israfili te Ibrahimi alejhi selam, ata I thanë Ibrahimit alejhi selam se janë dërguar për t’a dënuar popullin e Lutit, ndërsa Allahu xh.sh në Kur’an thotë: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për t’a shkatërruar të gjithin) përvec familjes së Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të gjithë. Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
Populli I Lutit alejhi selam ishte popull mosbesimtar, I cili bënte pusi nëpër rrugë, I tradhtonin shokët më të afërt, thirrnin dhe bëheshin vepra të këqija dhe pjesëtarët e tyre mësonin që të thonin fjalë të shëmtuara e të urryera dhe nuk turpëroheshin ndaj tyre që ishin në shoqëri dhe bënin mëkatin që kurrë më parë nuk e kishin bërë dikush. Pra ata kryenin marëdhenje seksuale mashkull me mashkull. Allahu xh.sh ua dërgoi Lutit alejhi selam por ata nuk I ishin përgjigjur atij.
Kur melekët mbërritën te Luti alejhi selam në formë të djelmoshave shumë të bukur, Luti alejhi selam I gostiti ata. Kur perëndoi dielli, ai pati frikë për ta prej popullit të tij. Mufesirët transmetojnë se ata kishin ardhur deri te lumi Sodom dhe e kishin takuar vajzën e Lutit alejhi selam, duke mbushur ujë për familjen e saj. Lutit alejhi selam kishte dy vajza. Më e madhja quhej Rita kurse më e vogla Zagarta. Ata e kishin pyetur se a gjendet ndonjë vend për ta kaluar natën. Ajo u kishte thënë: “Pritni derisa tju këtu” dhe ajo kishte shkuar të babai I saj dhe I kishte thënë: “O baba, dy djemë po të kërkojnë në hyrje të qytetit dhe kurrë nuk kam parë fytyra më të bukura se sa fytyrat e tyre, shko para se ti shohin populli yt e ti gjejnë ata, me qellim që mos ti turpërojnë.
Ndëra populli atij ia kishte ndaluar që të pranojë dikë si mysafirë. Gruaja e tij kishte dalë dhe e kishte lajmëruar popullin e tij duke u thënë se në shtëpinë e Lutit janë disa njerëz me fytyra shumë të bukura, më të bukur kurrë nuk kishte parë dhe ata shkuan te Luti alejhi selam me shpejtësi duke kërkuar prej tij që t’ia dorëzojnë mysafirët me qellim që me ta të bëjnë mëkatin më të neveritshëm.
Ata I thanë: “A nuk ta kemi ndaluar që të pranosh mysafirë?”
Ai tha: “Ja vajzat e mia, martohuni me to”
Ata I kishin thënë: “Ti e di se ne nuk kemi asgjë me vajzat e tua dhe ti shumë mirë e di se cfarë duam ne.”
Kështu ata I sqaruan dëshirat e tyre të ulëta e të prishura dhe ata donin që të kryenin marëdhënje intime me mysafirët e Lutit alejhi selam, të cilët ishin me pamje të djelmoshave shumë të bukur, për këtë pastaj Lutii alejhi selam tha: “Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”, kurse para kësaj kishte thënë: “A nuk ka midis jush njeri me mend?”
Situata ishte shumë e rëndë për Pejgamberin e Allahut, Lutin alejhi selam, I cili e kishte penguar popullin e tij që të hynte në shtëpi dhe I cili pas dyerve të mbyllura I këshillonte ata derisa ata I thonin se do t’ia merrnin mysafirët dhe në këtë përpjekje, melekët iu drejtuan Lutit alejhi selam me fjalët: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata nuk do të të dëmtojnë”
Pas kësaj para tyre doli Xhibrili alejhi selam, I qëlloi në fytyrat e tyre me skajin e flatrës së tij me ç’rast ata u verbuan, ndërsa thuhet se sytë u kishin dalë prej vendit dhe ata ishin zhdukur tërësisht.
Ata ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre duke prekur murin dhe duke e kërcënuar Lutin alejhi selam me fjalët: “Kur të vijë dita e neserme, do të merremi vesh.”
Ata ishin betuar se do t’I hakmerreshin ditën e neserme pasi që ishin verbuar dhe pasi që kështu I kishte dënuar Allahu. Allahu xh.sh thotë: “Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet. Ata i kërkuan t’ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim! Dhe të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm. “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!” (Kamer 36-39)
Luti Alejhi selam pasi që e kuptoi dhe pasi që morri vesh se mysafirët e tij ishin melekë, ata e lajmëruan se Allahu xh.sh e urdhëroi që para agimit të shpërngulej me familjen e tij dhe derisa të largohej, asnjëri prej tyre nuk duhej të kthehej kur ta degjojë zërin e denimit, I cili do ta godas popullin e tij. Poashtu e kishin urdhëruar që ai të gjendet në fund të kolonës si prapavijë dhe se afati I denimit është agimi, vallë a nuk është afër agimi. Allahu xh.sh në Kuran thotë: “Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat tua. Në të vërtetë, ti e di se c’duam ne”. Ai tha: “… Sikur të kisha forcë që t’ju mposhtja, apo sikur të mbështetesha te ndonjë mbrojtës i fuqishëm.”
Mysafirët i kujtuan atij se ata ishin të dërguarit e Allahut:
Ata i thanë: “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd! Ata kurrë nuk do të mbërrijnë te ti! Udhëto me familjen tënde në një pjesë të natës dhe asnjë prej jush të mos shohë prapa, përveç gruas tënde (që do të mbetet pas). S’ka dyshim se ndëshkimi që do t’i godasë ata, do ta godasë edhe atë. Pikërisht agimi është koha e caktuar për ta. A nuk është afër agimi?”
“Kur erdhi urdhri ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta pareshtur gurë prej balte të pjekur. (Ato ishin gurë) Të shënuar (për denim) te Zoti yt. Denimi nuk është larg keqbërësit” (Hud: 79-83)
Xhibrili alejhi selam me skajin e flatrës së tij I kapi qytetet në të cilat jetonin, ndërsa ato ishin shtatë. Disa thonë se ishin katërqind, ndërsa disa se kanë qenë katër mijë shpirtra në mesin e të cilëve kishte edhe kafshë dhe ai I ngriti deri në qiell, ashtu që edhe melekët tjerë e kishin dëgjuar lehjen e qenëve dhe kukurisjen e gjelave të tyre. Pastaj I kishte përmbysur duke bërë që ajo që ishte lartë të bjerë posht. Pastaj Allahu xh.sh kishte lëshuar mbi ta gurë të pjekur sikurse shi, që ishin të fortë dhe ranë mbi ta pa ndalë, ndërsa në secilin gur ishte shkruar emri I njëriut mbi të cilin duhej të bjerë, ndërsa ky është kuptimi I ajetit: “(Ato ishin gurë) Të shënuar (për denim) te Zoti yt. Denimi nuk është larg keqbërësit”.

Sa I përketë gruas së Lutit alejhi selam, asaj I kishte ndodhur ajo që I kishte ndodhur popullit të tij, sepse ajo e kishte zgjedhur që ti bashkëngjitet popullit të tij që prej fillimit. Poashtu Allahu xh,sh kur e kishte urdhëruar Lutin alejhi selam që të shpërngulej prej vendit të vetë dhe për ta marrë me vete familjen e tij, ashtu që asnjëri prej tyre të mos kthejë fytyrën kur denimi të godet popullin. Ajo nuk e kishte degjuar këtë urdhër dhe e kishte kthyer kokën dhe kur e kishte parë se cfarë I kishte ndodhur popullit të saj, ajo kishte thënë: “Ah, popull”.
Pastaj mbi të kishte rënë një gurë dhe e kishte mbytur. Kështu ajo ishte i bashkëngjitur popullit të padegjueshëm. Ajo ishte mosbesimtare e asaj që Allahu I kishte shpallur Lutit alejhi selam.
Gruaja e Lutit dhe Nuhit alejhi selam kanë qenë mosbesimtare, edhe pse kanë qenë bëshkëshorte të të dërguarëve të Allahut.

Allahu xh.sh në vendin e atyre qyteteve në të cilat kanë jetuar e ka bërë Detin e Vdekur, rrethin dhe ujin e të cilëve e ka bërë të padobishëm. Ky është argument I fuqisë së Allahut, I Madhështisë dhe I forcës kur është fjala e Tij, të cilët i konsiderojnë gënjeshtarë Pejgamberët e Tij dhe të cilët I pasojnë epshet e tyre, ashtu sic thuhet në ajete : “Sigurisht në të ka këshillë por shumica e tyre nuk janë besimtar. Në të vërtetë Zoti ytë është I Plotëfuqishëm dhe Mëshirëplot. (Esh-Shuara, 174-175)
“Dhe Ne e kemi lënë atë një shenjë të dukshme për njerëzit që të kuptojnë” (El-Ankebut, 35)

Kerim Gashi
Shkëputur nga libri: “XHIBRILI alejhi selam, besniku i shpalljes së Zotit dhe Bota e Melekëve”- Autor: Mensur Abdulhakim Muhammed

(Visited 81 times, 1 visits today)
Top