Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Duke përshkruar kënaqësitë që besimtarët do t’i shijojnë në Xhennet, All-llahu i gjithëfuqishëm thotë: “Dhe u jepet të pinë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (xhenxhefil – bimë aromatike)”. (El Insan, 17) Ebi Sa’id el-Hudri ka thënë: “Perandori bizantin i kishte dërguar një qyp me xhenxhefil turshi të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., […]
Duke përshkruar kënaqësitë që besimtarët do t’i shijojnë në Xhennet, All-llahu i gjithëfuqishëm thotë: “Dhe u jepet të pinë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (xhenxhefil – bimë aromatike)”. (El Insan, 17) Ebi Sa’id el-Hudri ka thënë: “Perandori bizantin i kishte dërguar një qyp me xhenxhefil turshi të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., […]
Xhenxhefili (arab. zenxhebil) Zingiber officinale; Amonum zingiber

Duke përshkruar kënaqësitë që besimtarët do t’i shijojnë në Xhennet, All-llahu i gjithëfuqishëm thotë: “Dhe u jepet të pinë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (xhenxhefil – bimë aromatike)”. (El Insan, 17)
Ebi Sa’id el-Hudri ka thënë: “Perandori bizantin i kishte dërguar një qyp me xhenxhefil turshi të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., si dhuratë, dhe i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i dha secilit ashab nga një sasi të kësaj, dhe mua më dha gjithashtu”. (Është shënuar në librin Mjekësia e Pejgamberit të Ebu Na’imit).
Xhenxhefili është i nxehtë në shkallë të dytë, kurse i lagësht në shkallë të parë. Xhenxhefili prodhon nxehtësi trupore dhe është purgativ (pastrues) i lehtë. Ndihmon tretjen dhe lehtëson mbylljet e kohëpaskohshme të mëlçisë të shkaktuara nga ftohtësia ose lagështia.
Ngrënia e xhenxhefilit ose vënia e tij në kapakët e syve lehtëson (eviton) humbjen e përkohshme të të parit, i cili është një formë e glaukomës (rritje e tensionit të syrit) që është shkaktuar nga lagështia, e cila gjendet në bebzën e syrit. Xhenxhefili rrallon dhe mënjanon gazrat e dendur, të cilët grumbullohen në zorrë ose lukth, dendëson fluidet e trupit, përshpejton marrëdhëniet seksuale dhe është shumë veprues në shërimin e fluideve dhe lëngjeve që mbledhen në trup (lat. Edem).
Shurupi i xhenxhefilit gjithashtu qetëson lukthin dhe u siguron njerëzve të moshuar energjinë dhe fuqinë. Pirja e tretsirës së nxehtë, në sasi dy dramë xhenxhefil të ëmbëlsuar me sheqer, zvogëlon ngjitjen e trombociteve të gjakut dhe ndihmon disa pacientë, gjaku i të cilëve koagulohet më shumë.
Xhenxhefili është rregullues për ilaçe që shkaktojnë të vjella dhe shërben për shërimin e tretjeve të çrregulluara, të fermentuara apo të prishura (lat. Dispepsia) dhe ënjtjeve që shoqërohen me dhembje. Gjithashtu ndihmon njerëzit që vujanë nga bronkitet kronike. Xhenxhefili ndihmon edhe në zbërthimin e mukusit viskoz, ndihmon tajitjen e pështymës dhe, përveç të tjerave, ndihmon në shpërlarjen e pështymës viskoze.
Në realitet xhenxhefili shërben dhe është i mirë të përdoret te sëmundjet e mëlçisë dhe të lukthit, si dhe te personat flegmatikë, me temperament të ftohtë. Xhenxhefili turshi ose i konservuar është i nxehtë dhe i thatë. Ndihmon tajitjen e spermës, nxit pasionin për seks, lehtëson absorbimin e përbërësve tretës, komponohet me temperamentin flegmatik të mëlçisë dhe të lukthit dhe e largon urthin e përkohshme të lukthit, që është shkaktuar nga ngrënia e pemëve. Xhenxhefili freskon frymëmarrjen dhe e ekuilibron ushqimin e ftohtë dhe të rëndë për tretje. All-llahu e di më së miri.
Bari i xhenxhefilit; despiku, nardi (arab. izher mekki; halfa ‘mekka; sanbul hindi; tib ma’muni) Andropogon nardus; hasra e moçaleve
Është transmetuar në përmbledhjen e haditheve sahihë që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Çdo gjë në Mekë është e shenjtë dhe shenjtëria e saj nuk duhet shkatërruar”. El Abbasi ka thënë: “O Pejgamber i All-llahut, bën përjashtim bari i xhenxhefilit mekas (arab. az-har mekke), sepse njerëzit e përdorin në shtëpitë e tyre”. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., shtoi me atë rast: “Përveç barit të xhenxhefilit”. (Cf. aroma)
Bima më e zakonshme e Arabisë është bari i xhenxhefilit (arab. tubul ‘arab; el-izher) dhe është mjaft i përhapur. Bari i xhenxhefilit është bimë e cila rritet në viset e nxehta. Më së tepërmi kultivohet për shkak të pejëzave aromatike dhe shërben në tretësira mjekësore, në aroma dhe si mëlmesë. Temperamenti i tij është i nxehtë në shkallë të dytë dhe i thatë në shkallë të parë. Bari i xhenxhefilit është mjet për zbutje, diuretik i lehtë dhe shkakton skuqjen e lëkurës, ngacmon lukthin, përmirëson qarkullimin venoz, ndihmon në rastet që kanë mbyllje vaskulare (tromboza), nxit rrjedhjen e gjakut menstrual, mënjanon gurët në fshikën e urinës, mënjanon ënjtjet e ftohta në lukth, mëlçi dhe veshka, dhe mund të pihet si lëng ose të përdoret si melhem.
Rrënja e xhenxhefilit rregullon të vjellat dhe shërben në shërimin e dispepsisë atonike (tretjes së dobët), gastritit (inflamacion i lukthit) dhe forcon eshtrat e nofullës së epërme (lat. Maxillae).
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE