Terça-feira, 30/11/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vraponi rregullisht, për fizik dhe disponim

Vraponi rregullisht, për fizik dhe disponim

Është thënë dhe vërtetuar shumë here që ushtrimet fizike sigurojnë një shëndet të mirë.

Studime kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta, 150 minuta në javë, veçanërisht vrapimi ka efekte shumë më të mira në shëndet.

Ndër të tjera, vrapimi të bën më të lumtur

Një studim i vitit 2006 i publikuar në Medicine & Science in Sports & Execise, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues mund ta ndryshojnë qëndrimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.

Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës

Siç dihet, ushtrimet fizike ndihmojnë në djegien e kalorive pra në humbjen e peshës. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.

Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat e tjerë

Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve dhe jo vetëm.

(Visited 74 times, 1 visits today)
Top