Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër

Ilma Lamçe

Shumëllojshmëria e vajit të ullirit ekstra të virgjër të pasur me polifenolë ka një efekt të fuqishëm pozitiv në shëndetin tonë, por mbi të gjitha ka një veprim anti-inflamator dhe anti-tumoral. Kjo është demonstruar nga një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Barit, udhëhequr nga prof. Antonio Moschetta, Profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Barit.

Ky vaj përmban substanca anti-inflamatore dhe inflamacioni kronik është një nga shtysat më të forta të disa sëmundjeve, si ajo e zemrës, kancerit, diabetit, alcajmerit dhe reumatizmës. Një nga antioksiduesit më të fortë të vajit ekstra të virgjër është oleokanthali, që shërben njësoj si ibuprofeni, një produkt farmaceutik mjaft popullor.

Studimi ka konfirmuar plotësisht se vaji i ullirit ekstra i virgjër është i dobishëm për shëndetin në status oksidativ, inflamacion dhe parandalimin e arteriosklerozës dhe kancerit. Por  këto efekte të dobishme  shfaqen më të theksuara në vullnetarë të shëndetshëm sesa në pacientët me trashje të barkut dhe sindromës metabolike, duke theksuar rëndësinë e cilësisë së ushqimit dhe cilësinë e trupit që e merr atë.

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të jashtëzakonshme dhe të pamohueshme./Shendeti.com.al

(Visited 51 times, 1 visits today)
Top