Quinta-feira, 22/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vjedhja e informacioneve

Vjedhja e informacioneve

Vjedhja e informacioneve

“Ne në qiell kemi krijuar galaktika yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar. Perveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kap ylli i zjarrtë (e djeg)”. (el-Hixhr: 16-18)

Vjedhja e informacioneve prej qiellit ishte zakon dhe jetesë për xhinët. Informacionet e tilla pastaj u jepeshin njerëzve të caktuar, të cilët i kërkonin nga xhinët.

Konceptet e astrologjisë, leximit të dorës dhe të tjera mund të jenë nga këto disiplina që njerëzit i zhvilluan gjatë historisë. Ai njeri që merr ndonjë informacion, duhet t’u nënshtrohet xhinëve plotësisht para se ata ta ndihmojnë.

Pas zbritjes se Kur’anit, All-llahu u tregoi të gjithë njerëzve se udhëzimi i tyre është plotësisht nga Kur’ani. Çdo besim në xhinët, ko*nsiderohet pjesë e shirkut (bërja shok All-llahut). Xhinët më nuk mu*nd të vjedhin informacione nga qielli, se përndyshe menjëherë do të digjen duke u goditur nga meteorë. All-llahu xh.sh. në suren el-Mulk thotë:

“Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçuese) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh”. (el-Mulk: 5)

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top