Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Viti i elefantëve

Viti i elefantëve 

Mëkëmbësi i sundimtarit të Abisinisë në Jemen, Ebrehe, duke parë se arabët pelegrinojnë Ka’ben, e ndërton një kishë të madhe në san’a. Dëshironte që haxhilerët të kthehen në san’a, në vend të Mekës.

Kur njëri nga fisi ken’aneh dëgjon për këtë ndodhi, hyn natën në këtë kishë dhe ndyn ballinën e saj me fëlliqësirë. Kur Ebrehe dëgjon për këtë hidhërohet shumë, mbledh një ushtri prej 60 mijë luftëtarësh dhe niset në mekë për ta rrënuar Ka’bën.

Për vete zgjodhi elefantin më të madh, të cilit i hip dhe niset për në Mekë. Ushtria i kishte 9 ose 13 elefantë, që atë kohë ishin si tanket e sotëm dhe kur arriti në vendin Mugammese, ndaloi të pushojë dhe të përgatitej për të hyrë në Mekë. Ebrehes i ishin errur sytë aq keq, sa që i tha me habi Abdulmuttalibit, gjyshit te Profetit a.s, që kishte dalë përpara për t’i kërkuar prapa devetë e grabitura jashtë mureve të Mekës, kështu: “Unë erdha ta shemb Qaben, kurse ti e ke mendjen te devetë !”

Kurse Abduylmuttalibi I tha: “Qabeja e ka të Zotin që e mbron!..”

Ebrehe i nervozuar tejmase, ia ktheu: “Nuk ka kush që ta mbrojë atë përballë meje!..”

Atëherë ndodhi ajo ngjarja e jashtëzakonshme që i vuri vitit emrin e Elefantëve. Kur Ebrehe në luginën Mehser i dha urdhër ushtrisë të marshonte, ndërmjet Muzdelifes dhe Minnes, elefanti u ndal dhe u shtri, duke refuzuar për të shkuar drejtë Ka’bes. Thuhet se janë munduar ta ngrenë me zor, por nuk kanë mundur dot, e kur e tërhiqnin në ndonjë anë tjetër ai ngrihej menjëherë.

Gjersa Ebrehe dhe ushtria e tij kishin kokëçarje me elefantin, Allahu dërgoi mbi ta zogjtë Eba-Bil, të cilët gjuanin mbi ushtarët e Ebrehes copa nga balta e pjekur, dhe (Allahu i bëri) ata porsi gjethe të brejtura nga krimbat. Zogjtë kishin pamje të çuditshme sikur dallëndyshe të balsamosura. Secili nga zogjtë bartte nga tre gurë – një në sqep dhe dy në kthetra. Kur e qëllonte dikë me këtë masë nuk shpëtonte dot, i shkapërderdhej trupi dhe vdiste në vend. Nuk qenë të goditur të gjithë ushtarët e Ebrehes. Disa filluan të ikin, por gjatë rrugës shumica prej tyre pësuan, andaj u shpërndanë në të gjitha anët.

Allahu tregon kështu për këtë ngjarje në Kur’an:

“Ti nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me të zotët e elefantëve! A nuk bëri që të dështojnë planet e tyre? Lëshoi mbi ta shpendë tufa-tufa që i qëllonin me gurë prej balte të ngurtësuar; dhe bëri ata si gjeth i bluar!..” (Fil, 1-5)

Ebrehe u ndëshkua me një sëmundje nga e cila i ranë majat e gishtërinjve. U kthye në San’a me kraharor të qarë ku vdes së shpejti.

Kurejshitët e Mekës, duke parë se Meka do të sulmohej nga një ushtri e madhe, ikën nëpër kodra. Vetëm kur kaloi rreziku ata u kthyen të sigurt në shtëpitë e tyre. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin muharrem, 50 ose 55 ditë para lindjes së Muhamedit a.s që i përgjigjet fundit të shkurtit ose fillimit të marsit të vitit 571, sipas kalendarit.

Qaben dhe kiblën në Mekë nuk ka mundur ta pushtojë askush, edhe pse banorët e Mekës ishin jobesimtar. Kurse ndëshkimi i dhënë veprimit të Ebrehesë kundër saj, bartë cilësinë e një kërcënimi ndaj të gjitha veprimeve të ngjashme gjer në kiamet

Për këtë ngjarje në Mekë, së shpejti dëgjuan, jo vetëm vendet fqinjë, por edhe fuqitë udhëheqëse e qytetëruese të asaj kohe.

Shkroi : Kerim Gashi

(Visited 22 times, 1 visits today)
Top