Quarta-feira’, 22/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vitamin E vaj nga gruri



Vitamin E vaj nga gruri

Vitamin E vaj nga kompania Tact
Përmbledhje:
• Ai është një nga ushqimet më të plota në mënyrë absolute, i pasur me vitaminë E dhe i pasur me acide esenciale të ngopura dhe të pangopura (Essential Fatty Acids), të cilat përbëjnë zemrën e kokrës së grurit dhe 3% të masës së tij natyrale dhe numrin e tretë në listën e 25 plotësueve ushqimorë, rradhitja e të cilit sa vjen e ngrihet.
• Doza për dobësim është 1-2 lugë dhe për shëndetin e
të cilit sa vjen e ngrihet.
• Doza për dobësim është 1-2 lugë dhe për shëndetin e përgjithshëm që ka nevojë trupi është 2-4 lugë të mëdha çdo ditë.
• Është i dobishëm për kollonën dhe uljen e nivelit të sheqerit, ndihmon imunitetin, parandalon plakjen dhe rastet e ngushtimit të kapilarëve, lehtëson therjet e zemrës deri në 75%, zvogëlon rrezikun e infakteve të zemrës dhe kequshqyerjes. Gjithashtu është i dobishëm për sportistët, për sterilitetin, dobësinë seksuale, varfërinë e gjakut tek gratë në gjidhënie, forcon flokët dhe duke u konsumuar përpara ushqimit për uljen në peshë.

Përbërja:

Vaji i embrionit të grurit është i pasur me acide yndyroze të shumta të pangopura me një shije të veçantë dhe konsiderohet një nga vajrat bimorë më të pasur me vitaminë E. Prej këtu buron edhe rëndësia e konsumimit të tij apo e përdorimit të tij bashkë me ushqimin dhe sallatat. Vitamina E është shumë e rëndësishme për të parandaluar oksidimin e disa përbërësve të rëndësishëm në qelizë (antioksidant) dhe e pastron trupin nga disa lëndë oksidante (radikalet e lira), të cilat janë të dëmshme për trupin.

Çfarë është embrioni i grurit?

• Ai është zemra e kokrës së grurit dhe përfaqëson 3% të masës së tij natyrale.
• Nuk është krunde, e cila përban vetëm vitaminë B.
• Ai nxirret vetëm nga llojet më cilësore me shije të mirë natyrale 100%.
Përdorimi:

• Përdoret për problemet e ngushtimit të kapilarëve, të kalçifikimit të arterieve dhe pakëson rrezikun e atakut kardiak.
• Pakëson prekjen nga rrufa tek moshat e mëdha dhe vonon plakjen, sepse përmban antioksidantë dhe vitamina që vonojnë plakjen.
• Mjekon kequshqyerjen e muskujve të trupit dhe është i dobishëm për sportistët, sepse është i pasur me amino-acide. Gjithashtu ai shton forcën e rezistencës dhe reagimit, shton energjinë e rezervuar në muskuj, përmirëson efeçencën e frymëmarrjes dhe qarkullimin e gjakut, i jep energji trupit dhe lëvizja e tij bëhet më e efiçente dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së trupit (metabolizmin).
• Lehtëson rënien në peshë pa u ekspozuar ndaj anemesië, sepse i jep trupit një ndjesi ngopjeje relative kur konsumon 1 ose 2 lugë të mëdha, që shoqërohet me konsumimin e një gote uje përpara ushqimit me 15 ose 20 minuta. Ai thith 20% deri 30% të yndyrnave dhe glukozës, të cilat më pas nuk arrijnë të mbërrijnë në trup. Një lugë e madhe përmban më pak se 40 kalori dhe ndihmon gjithashtu në lëvizjen e yndyrnave. Përsa i përket vegjetarianëve përgatitiet një dozë e fortë proteine me cilësi të lartë.
• Mjekimi i sterilitetit dhe rasteve të dobësisë seksuale.
• Mbron nga kanceri i prostatës dhe kanceri i fshikëzës së urinës.
• Mjekon rënien e flokëve, forcon rrënjët e tyre, largon tullacllëkun e jotrashëgueshëm dhe largon zbokthin në mënyrë përfundimtare duke e fërkuar kokën me të dy herë në javë për një periudhë tre mujore.
• Është i dobishëm për shëndetin e fëmijës, duke filluar nga cilësia e ushqimit dhe reflekton disa ndikime negative në ushqimet e shpejta. Ndihmon në sistemimin e ushqimit në mënyrë që të bëhet vetëm tre vakte të plota në ditë. Është i dobishëm për disa raste të anemisë (gjakut të varfër) tek foshnjet.





Dobitë e vitaminës E ose Tokoferolit:
• Problemet me ngushtimin e kapilarëve dhe me kalçifikimin e arterieve: Studimet britanike kanë vertetuar se në embrionin e kokrës së grurit gjendet një sasi e vitaminës E, e cila kufizon goditjet e therjeve të zemrës deri në 75% nëse e konsumojnë të sëmurët me zemër çdo ditë (25 mlg çdo ditë) nga një lugë të vogël nga vaji i emrionit të grurit.
• Zvogëlon rrezikun e atakut kardiak: Kjo realizohet nëpërmjet pakësimit që i bën nivelit total të kolisterolit dhe LDL – proteinës së vjamit të dëmshëm. Studiuesit kanë theksuar se çdo ulje që i bëhet nivelit të kolisterolit me 1% i korespondon një ulje e rrezikut të atakut të sëmundjeve të zemrës me 2%. Studimet kanadeze kanë konfirmuar se konsumimi i një doze nga vitamina E me një sasi prej 25 mlg e ul kolesterolin e gjakut me 3%. Kjo përqindje dyfishohet kur dyfishohet doza deri në 50 mlg në ditë për një periudhë 30 ditore.
• Pakëson prekjen nga rrufa tek moshat e thyera: Studuesit amerikanë kanë përmendur se vitamina E i mbron të moshuarit nga e ftohura dhe rrufa. Ajo mund t’i ndihmojë disa të moshuar që të shmangin prekjen e pjesës së epërme të organit të frymëmarrjes nga sëmundjet. Gjithashtu ajo shërben për të mjekuar kequshqyerjen e muskujve të trupit, për mjekimin e sterilitetit dhe aneminë tek foshnjet.
• Disa studime moderne kanë nxjerrë në pah se vitamina E mbron të paktën nga dy lloje shumë të përhapura të kancerit, që janë kanceri i prostatës dhe kanceri i fshikëzës së urinës. Sasia e domzodshme që duhet konsumuar mendohet të jetë 20-25 mlg ose që i korespondon një luge të vogël nga vaji i embrionit të grurit.
• Shërben për rastet e rënies së flokëve dhe për forcimin e rrënjëve të tyre: Ndihmon për të mjekuar plotësisht tullacllëkun e jotrashëguar dhe për të mjekuar plotëisisht zbokthin duke e fërkuar skalpin e kokës me të dy herë në jave për një periudhë tre mujore. Gjithashtu është i dobishëmë nëse përzihet me vajin e ricinit për forcimin e qepallave të syrit.
• Për rastet e dobësisë seksuale tek burrat: Jepet një dozë çdo ditë ose një lugë e vogël çdo ditë.
Doza:

• Për pakësimin e peshës: 1-2 lugë e madhe duke e shoqëruar më pas me një gotë ujë para ushqimit me 20-25 minuta afërsisht, ose konsumimi i një ose dy lugëve qumësht si një alternativë në vend të ushqimit.

• Për shendetin e përgjithshëm: Nga 2 deri në 4 lugë të mëdha çdo ditë bashkë me vaktet. Merret një lugë çdo ditë që i korespondon 25-50 mlg vitamin E, e cila mund të shtohet sipas këshillave të mjekut. Kjo ndihmon në ndërtimin e trupit të dobët pa e ekspozuar atë ndaj pakësimit të peshës.

(Visited 22 times, 1 visits today)




Top