Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetitë shëruese të vajit të Jaseminit

Vetitë shëruese të vajit të Jaseminit

Vetitë shëruese të vajit të Jaseminit:

Qetësues natyral:

Ky vaj është njëri ndër mjetet shumë efektive kundër depresionit. Shumë mjekë konvencional e rekomandojnë për largimin e stresit, depresionit, ankthit, nervozizmit, pagjumësisë dhe çrregullime tjera të ngjashme në këtë drejtim. Mjekët gjerman në Universitetit e Düsseldorfit kanë bërë studime shkencore ku është vërtetuar se Jasemini në bazë të përbërjes molekulare është shumë i ngjashëm me valiumin. Por në dallim me efektet anësore negative (kontraindikacionet) të cilat i ka secili medikament por edhe valiumi, siç është mvarsia ndaj medikamentit, vaji i Jaseminit nuk e dëmton në asnjë mënyrë organizmin e njeriut.

Është e vërtetuar se e relakson trupin, ngrit humorin, ndihmon në zgjidhjen e dilemave emocionale dhe stimulon imagjinatën.

Me sukses largon emocionet negative siç janë zemërimi, mërzia, pesimizmi, mosbesimi në vetvete, pasiguria dhe fajësimi, por ndihmon edhe në eliminimim e fobive të ndryshme.

Është mjet i shkëlqyeshëm në ngritjen e vetëbesimit por edhe në perceptimin pozitiv të vlerave fizike dhe mendore të personit që përdor këtë aromë, këtë vaj të Jaseminit. Nga ky shkak është e rekomanduar në trajtimin e anorexis dhe llojeve të ndryshme të varësisë.

Sipas disa të dhënave vetëm nuhatja e aromës së Jaseminit ndikon pozitivisht në forcimin dhe ruajtjen e kujtesës, pra për mësim, e kjo  na nevojitet tash në muajin e Ramazanit për meditim, mësim, lexim dhe përsëritje të librit i cili zbriti në këtë muaj të begatë. Stimulon kreativitetin dhe ndjeshmërinë.

Vaji i Jaseminit është ushqyes i shkëlqyeshëm për kujdesin e lëkurës, sidomos kur kemi lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur për skuqje dhe inflamacion. Ndihmon në mbajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe ka një efekt të madh në parandalimin e rrudhave. Poashtu ndihmon në largimin e shenjave të mbetura nga puçrrat, operacioneve apo edhe dëmtimeve të ndryshme të lëkurës, ose së paku ti bën më të padukshme.

Vaji i Jaseminit ka një efekt shumë pozitiv edhe në mbajtjen e shëndetit në të gjithë sistemin e frymëmarrjes. Ndihmon në largimin dhe eliminimin e kollës, në ngjizjen e zërit, por edhe të lehtëson simptomat kur kemi pezmatim fyti. Për frymëmarrje më të lehtë te ata të cilët kanë probleme me frymëmarrje, astmën, i çel organet e frymëmarrjes dhe qetëson acarimet e fytit. Por edhe te gërhajtja në gjumë ka treguar rezultate pozitive. Fuqizon sistemin imunitar në përgjithësi, kur përdoret si çaj ka efekte pozitive në punën dhe peristaltikën e zorrëve dhe ndihmon në ngërcet e barkut.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane:

Suzana Hasani

(Visited 40 times, 1 visits today)
Top