Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Vetitë kuruese të lajthisë



Vetitë kuruese të lajthisë

Lajthia

Lajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Lajthia është një pemë që ne kemi mundësi që ti përdorim frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vajin e saj yndyror i frutës.

Thelbi i frutës së lajthisë ka mjaft vitamina, si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna.





Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë. Gjethet e thara të lajthisë kanë pak të hidhur. Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre.

Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë. Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dispepsia (problemet e stomakut) dhe fshikëza e tëmthit.