Domingo, 8/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetëterapi për shërim nga depresioni

Vetëterapi për shërim nga depresioni

Depresioni dhe shumë probleme të tjera mendore të përftuara në jetë (jo ato të lindura) nuk janë gjë tjetër veçse rezultat i një mjedisi shoqëror ku jeton individi. Trupi ynë është i ndërtuar në mënyrë të atillë që i përgjigjet nëpërmjet shenjave dhe simptomave te ndryshme çdo lloj ndryshimi negativ në ambientin që e rrethon.

Nëse qëndroni në diell për një kohë të gjatë, do t’ju skuqet lëkura.

Nëse qëndroni jashtë në të ftohtë ka gjasa të ftoheni ose të teshtini pa pushim.

Nëse lëndoheni diku ka mundësi të dalë gjak ose të fryhet vendi ku jeni vrarë.

Pra, trupi reagon instiktivisht kundër një anomalie të jashtme. E njëjta gjë ndodh edhe me depresionin, shkruan sot Radio e Jashtme e Kinës. Nuk egzistojne semundjet mendore në vetvete si të tilla në mënyrë të mirëfilltë. Shqetësimet psikologjike tek njeriu nuk janë gjë tjetër vetëm reagime ndaj një rrethane/ambienti të gabuar që rrethon. Depresioni dhe shumë probleme të ngjashme përmirësohen me ilaçe dhe “terapi” tek psikologu. Nëpërmjet këtyre mënyrave mund të mbani nën “kontroll” simptomat, por kurrsesi rikthimin në mënyrën normale të të menduarit dhe të të sjellurit.

Shërimi më i madh vjen nga përpjekja e vetë individit. Sot një numër gjithmonë e më i madh njerëzishe vuajnë nga sëmundjet mendore, duke shtuar “inventarin” të pacientëve. Nëse format psikoterapeutike dhe farmaceutike do të funksiononin vërtetë, atëherë pse numri po rritet e nuk zvogëlohet?

Cila është mënyra për shpëtimin e këtyre njerëzve? Kthimi në natyrën normale të njeriut. Shërimi i shkakut dhe jo i simptomave është zgjidhja. Të sëmurët me depresion është mirë ta mbushin jetën me aktivitet sportiv dhe sa më shumë miq të mirë pranë vetes. Tani për tani kjo mendohet se është terapia më e mirë. Me vetëterapi dhe një vizion të fortë se ku do ta çosh jetën tënde mund të bësh ndryshim pozitiv për gjendjen emocionale. Kush thotë që nuk ka shërim gabohet sepse pikërisht mendimi i tillë e bën të pashërueshëm.

Në psikologjine njeriut, mendimi pozitiv është vendimtare në ecurine e tij drejt shërimit. Njeriu ka një ekuilibër mendor dhe gjatë jetës për shkaqe të ndryshme mund të ndryshojë ekuilibri dhe mund te shkojë në depresion. Në këtë situatë njeriu duhet të gjejë atë ekuilibër që ishte më parë duke luftuar me forcën e brendshme dhe nevojitet një kohe e caktuar për të arritur në mënyrë graduale ekuilibrin e duhur mendor që reflekton dhe në gjendjen emocionale. Te kesh depresion do te thote te luftosh me vetveten . Njeriu fiton kete lloj lufte psikologjike kur arrin të gjejë atë forcën e brendshme. Ilaçet janë menyra mjekësore për të lehtësuar siptomat, nuk të shërojnë. Sherimin për njeriun vjen nga vetvetja. Për t’u shëruar nga depresioni ju duhet të kujdeseni për vetveten. Kjo përfshin edhe kohën që gjen për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë apo që ju pëlqejnë.

Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përjetoni lumturi vazhdoni të bëni ato aktivitete që më parë i cilësonit si të kënaqshme, një hobi apo sport që ju ka pëlqyer më parë. Dëgjoni muzikë, mund të provoni të dëgjoni Moxartin apo të pikturoni. Lista e gjërave që ju bën të ndjheni mirë Hartoni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfshini në të çdo strategjie, aktivitet etj, që ju ka ndihmuar më parë.

1.Kalojeni kohën në natyrë

2.Listoni tiparet që ju pëlqejnë

3.Lexoni një libër apo revistë interesante

4.Shihni më shpesh filma komik

5.Bëni më shpesh masazh apo shkoni në Spa 6.

6.Përmbushni disa nga detyrat që i keni lënë pas dore

7.Mbani një kafshë shtëpiake ose merruni me rritjen e luleve

Për një jetë të qetë, ja disa nga ushqimet që reduktojnë nivelin e ankthit Nëse ju vuani nga çrregullimet e ankthit mundohuni të qetësoni veten me ushqim në vend të ilaçeve të cilat kanë dhe efekte anësore. Ja disa ushqime që do të reduktojnë nivelin tuaj të ankthit:

Peshqit

Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acit yndyror omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndror parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin oculularë, etj. “Pra, njerëzit duhet të konsiderojnë shtimin e omega 3 në dietën e tyre”, tha bashkëautorja e studimit, Martha Belury për një revistë amerikane.

Çaji i kamomilit

(Visited 145 times, 1 visits today)
Top