Quarta-feira’, 19/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vetëm për sot do te jetoj …



Vetëm për sot do te jetoj …

Vetëm sot do te jetoj e do te përpjekim me dëgjueshmëri ndaj Krijuesit tim, ne kryerjen e namazit ne formën me te bukur, ne lutje e vepra vullnetare, ne kontakt me Kur’anin tim, ne studim te librave te mi, ne mësimin përmendsh te ndonjë dobie, ne leximin e ndonjë libri te vlefshëm. Vetëm për sot do te jetoj e do ta mbjelli ne zemrën time te dobishmen, e do ta çrrënjosi nga ajo pemën e se keqes, me te gjitha degët e saja me gjemba nga arroganca, pëlqimi i vetes, syfaqësia, zilia, inati, urrejtja dhe mendimi i keq.
Vetëm sot do te jetoj e do t’i bej dobi te tjerëve; do t’ua ofroj te bukuren, do ta vizitoj te sëmurin, do ta përcjelli kufomën e te vdekurit, do ta udhëzoje te hutuarin, do ta ushqeje te uriturin, do t’i ndihmoje te pikëlluarit, do te rri me atë qe i është bere padrejtësie, do t’i ndërmjetësoj te dobëtit, do ta ngushëlloj atë qe belaja e ka goditur, do ta nderoj te diturin, do t’i mëshiroje vogëlushet, do t’i respektoje te moshuarit. Vetëm për sot do te jetoj o e kaluar qe ke shkuar, po perëndoj si dielli yt, prandaj kurrë njëherë me nuk do te qaje për ty dhe asnjëherë nuk do te me shohësh se qëndroj duke te ta përkujtuar një çast; ngase ti na ke lëne, na ke braktisur, ke shkuar dhe kurrë me nuk do te kthehesh te ne.
O ardhmëri, ti je ne boten e se panjohurës e assesi nuk do te merrem me ëndrra e kurrsesi nuk do ta shes shpirtin tim për iluzione, e as qe do te shpejtoj lindjen e se humburës, ngase nesër nuk është kurrgjë, për arsye se ende nuk është krijuar, e as qe ka qene e përmendur.
Dita jote është dita jote o njeri kjo është fjala me e bukur ne fjalorin e lumturisë per atë qe e dëshiron jetën ne fotografitë me te mrekullueshme dhe ëmbëlsitë me te bukura te saja. Aid el Karni





(Visited 35 times, 1 visits today)




Top