Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Vesveset jane cytje nga shejtani i mallkuar, i cili vetem mundohet te shkakton dyshime dhe te shqetesoj besimtaret. Ibën Tejmije, Allahu e meshirofte ka thënë: “Pëshpëritja dhe nxitja e djallit në të këqija (vesvese) është aso natyre, ashtu që sulmon dhe depërton në zemër pa vullnetin dhe zgjedhjen e njeriut. Nëse besimtari ndjen neveri ndaj […]
Vesveset jane cytje nga shejtani i mallkuar, i cili vetem mundohet te shkakton dyshime dhe te shqetesoj besimtaret. Ibën Tejmije, Allahu e meshirofte ka thënë: “Pëshpëritja dhe nxitja e djallit në të këqija (vesvese) është aso natyre, ashtu që sulmon dhe depërton në zemër pa vullnetin dhe zgjedhjen e njeriut. Nëse besimtari ndjen neveri ndaj […]
Vesveset. Më këshillo!

Vesveset jane cytje nga shejtani i mallkuar, i cili vetem mundohet te shkakton dyshime dhe te shqetesoj besimtaret.
Ibën Tejmije, Allahu e meshirofte ka thënë:
“Pëshpëritja dhe nxitja e djallit në të këqija (vesvese) është aso natyre, ashtu që sulmon dhe depërton në zemër pa vullnetin dhe zgjedhjen e njeriut.
Nëse besimtari ndjen neveri ndaj tij dhe e largon prej vetes, atëherë urrejtja e tij ndaj pëshpëritjes është besim i sinqertë.” (Mexhmul- fetava, Iben Tejmije)
Ai gjithashtu ka thene:
“Dijetaret kane thene: “Neveria dhe urrejtja e peshperitjes se shejtanit dhe ikja e zemres prej saj eshte lloj i besimit te sinqerte.
Falenderuar qofte Allahu subhanehu ue teala, që kufiri më i skajshem i mashtrimit të shejtanit eshte peshperitja (vesvesja) dhe nxitja per te keq.
Kur shejtanet prej xhineve te pesojnë disfate, atehere peshperisin dhe nxisin ne te keqija.
E kur shejtanet prej njerezve te pesojne disfate, ata flasin rrena.
Peshperitjes se shejtanit i ekspozohen te gjithe ata që janë larg Allahut xh.sh. me ane te dhikrit apo me ndonje menyre tjeter.
Kjo patjeter te ndodh dhe besimtari duhet te jete i durueshem, i forte e te qëndrojë në atë që e bën, siç janë thënia e dhikrit dhe kryerja e namazit.
Ai ne perpjekjen e tij s’guxon te ndiej veshtiresi e bezdisje, sepse me qendrueshmerine e tij do te shkaktoje nderprerjen e kurtheve të shejtanit.
Me te vertete, kurthet e shejtanit jane te dobeta.” (Mexhmul- fetava, Iben Tejmije)
Vella i dashur, nga hadithet qe jane transmetuar rreth vesveseve (peshperitjes dhe nxitjes ne te keqe nga ana e Shejtanit te mallkuar), Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka lene disa keshilla, se si te mbrohemi nga ato.
Transmetohet se Othman ibën Ebul-Asi radiallahu anhu, kishte shkuar deri te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe i kishte thënë:
“O i Dërguar i Allahut! Me te vertete, shejtani nderhyn ndermjet meje e namazit tim dhe me shqeteson (me shkakton dyshime e huti) gjate leximit ne namaz.
Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, u pergjigj: “Behet fjale per shejtanin me emrin Hanzeb. Kur e ndjen prezencen e tij, kerko mbrojtje te Allahu i Lartesuar prej tij dhe peshtyj tri here (pa peshtyme) ne anen e majte!”
Othmani radiallahu anhu tha: “Veprova ne kete menyre dhe Allahu xhele shanuhu e largoi prej meje.” (Transmeton Muslimi)
Transmetohet se Ebu Hurejre radiallahu anhu ka thene: ”Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thene:
“Shejtani i vjen ndonjerit prej jush dhe i thote: “Kush e ka krijuar kete? Kush e ka krijuar ate?” Derisa te vjen te pyetja: “Kush e ka krijuar Zotin tend?”
Kur ndonjeri prej jush vjen te kjo shkalle, le te kerkoje mbrojtje te Allahu xhele shanuhu dhe të ndalet e mos te mendojë per keto gjera!” (Transmetojne Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet se Ebu Hurejre radiallahu anhu, ka thënë: “Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Kur fillon të thirret ezani, djalli largohet dhe ike duke lëshuar erë me ze, me qellim që mos ta dëgjojë ezanin.
Kur të përfundojë ezani, serish paraqitet dhe afrohet.
Kur të thirret ikameti, ai serish ike, e kur te perfundoje, paraqitet dhe afrohet, ashtu qe perzihet ndermjet njeriut dhe mendimeve të tij, duke i thene: “Kujtoje kete e kete” dhe keshtu e perkujton ne ato gjëra, per te cilat zakonisht nuk do t’i binte ndermend.
Kjo shkon aq larg saqe njeriu ne fund, s’di sesa reqate i ka falur.
Kur kjo te ndodh dhe njeriu nuk eshte i sigurt se a i ka falur tre apo kater reqate, ateherë kur te ulet le t’i beje dy sehvi sexhde.” (Transmetojne Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, e ka lavdëruar ndjenjen e urrejtjes dhe te neverisë ndaj kesaj peshperitjeje te shejtanit qe shkakton dyshime në besim.
Iben Tejmije, Allahu subhanehu ue teala, e meshirofte ka thënë:
“Pëshpëritja e shejtanit ndërpritet me leximin e lutjes “eudhu bil-lahi…” (Kërkojë mbrojtjen e Allahut xh.sh. prej shejtanit të mallkuar) dhe duke mos menduar në lidhje me pëshpëritjen e tij.
Mirëpo, kur shejtani të pëshpërit: “Nuk e ke larë fytyrën tënde (gjatë abdesit!)” duhet t’i thuash: “Po! Unë e kam larë fytyrën time.”
Nëse i bie ndërmend gjatë namazit se nuk e ka bërë nijet dhe nuk ke thënë tekbirin, atëherë le të thotë me vetvete në zemrën e tij, dua të them, le të thotë: “Po! Unë e kam bërë nijet dhe kam thënë tekbirin.”
Ai duhet të qëndrojë fort në të vërtetën dhe të largojë pëshpëritjen e shejtanit që e kundërshton.
Shejtani kur e vëren fuqinë, palëkundshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij në rrugën e të vërtetës, ai do të largohet prej tij.
Në të kundërtën, shejtani sapo të vërejë se po i pranon dyshimet, gjërat e paqarta dhe të pasigurta, se i dëgjon e ju përgjigjesh pëshpëritjeve të shejtanit dhe mendimeve të këqija, ai do të fusë aso mendime dhe në një vëllim aq shumë të madh në të cilën s’do të ketë mundësi që t’i kundërshtojë.
Me këtë rast, zemra e tij do të bëhet strehim i asaj që i frymëzojnë dhe që i thonë bisedat e stolisura të shejtaneve në pamjen e njerëzve dhe të xhinëve.
Pas kësaj, ai ngadalë do të kalojë në gjëra më të rënda, derisa shejtani ta çojë në humbje e në shkatërrim.” (Der’ut-te’arud, Iben Tejmije)
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 9, 2018 / By M.I Noti është shëndet
June 9, 2018 / By M.I Zemërimi ju sjell infarkt
June 9, 2018 / By M.I Një provë për të studiuar personalitetin
June 9, 2018 / By M.I Kush është më i miri i njerëzve?
June 9, 2018 / By M.I Cili është shkaku i mospranimit të duave (lutjeve) tona?
June 9, 2018 / By M.I Shoqëria dhe dashuria
June 9, 2018 / By M.I Si të përdorni sodën e bukës kundër artritit
June 9, 2018 / By M.I Dushi i ngrohtë apo i ftohtë – cili është më i mirë?
June 9, 2018 / By M.I Ilaçet nga kosherja e bletëve