Quarta-feira’, 18/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Veshja e rrobave të bukura dhe të shtrenjta a bie ndesh me asketizmin?

Veshja e rrobave të bukura dhe të shtrenjta a bie ndesh me asketizmin?

Njeriu duhet të jetë mesatar. Nëse Allahu e ka begatuar (me pasuri) tregohet mesatar në harxhimet që bën për veshje, parfume dhe vetura, pra, nuk duhet dukur si i varfër e të mohojë (me pamje) begatitë e Allahut. Le të jetë mesatar, çështjet më të mira janë mesataret, në këtë rast mes koprracisë dhe harxhimit pa vend.
“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur” (Furkan: 67)
Shejh Salih b. Feuzan El-Feuzan, Allahu e ruajt!

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
Mekë

(Visited 279 times, 1 visits today)