Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Vërtet ju nuk e dini se ku është ?bereqeti?

Vërtet ju nuk e dini se ku është ?bereqeti?

shumica e ushqimeve

Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu’anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që gjatë ngrënies të lëpihen gishtat dhe të fshihet ena me ushqim dhe ka thënë: “Vërtet ju nuk e dini se ku është ?bereqeti?.”

 

(Transmeton Muslimi)

 

Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Kur t’i bjerë në tokë kafshata e ushqimit ndonjërit prej jush, le ta marrë, le t’ia shkundë pluhurin, pastaj le ta hajë dhe të mos ia lërë djallit: askush prej jush të mos i fshijë duart me shami para se t’i lëpijë gishtat e vet, sepse nuk e di në cilin prej ushqimeve të tij është bereqeti.” Në transmetimin e tretë të tij thuhet: “Vërtet djalli është i pranishëm në secilën prej punëve tuaja, madje edhe në ushqimin tuaj. Kur t’ju bjerë ndonjë kafshatë, fshini pluhurin nga ajo, pastaj hajeni e mos ia lini djallit.”