Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
All-llahu e ka krijuar të birin e Ademit. Ai e ka pajisur çdo pjesë të trupit të tij me ekuilibrin dhe përsosurinë e vet personale. Kur gjymtyra ndien çfarëdo mungese ekuilibri në tërë përsosurinë e vet të lindur ose mungesë suksesi në funksionet e veta natyrore, ajo do të ndiejë dhembje. Gjithashtu All-llahu e ka […]
All-llahu e ka krijuar të birin e Ademit. Ai e ka pajisur çdo pjesë të trupit të tij me ekuilibrin dhe përsosurinë e vet personale. Kur gjymtyra ndien çfarëdo mungese ekuilibri në tërë përsosurinë e vet të lindur ose mungesë suksesi në funksionet e veta natyrore, ajo do të ndiejë dhembje. Gjithashtu All-llahu e ka […]
Veprimi efikas i ilaçit

All-llahu e ka krijuar të birin e Ademit. Ai e ka pajisur çdo pjesë të trupit të tij me ekuilibrin dhe përsosurinë e vet personale. Kur gjymtyra ndien çfarëdo mungese ekuilibri në tërë përsosurinë e vet të lindur ose mungesë suksesi në funksionet e veta natyrore, ajo do të ndiejë dhembje. Gjithashtu All-llahu e ka pajisur zemrën, që është mbret i trupit, me ekuilibrin dhe përsosurinë e vet. Sikur zemra të zhvishej dhe sikur të humbiste çdo ekuilibër, ajo do të ndiente dhembje, vuajtje, pikëllim, depresion, ankth dhe hidhërim. Përveç kësaj, nëse sytë e humbin aftësinë e vet të shikimit dhe nëse veshi e humb aftësinë e vet të dëgjimit, kurse gjuha e humb aftësinë e të folurit, ato e humbin qëllimin e tyre dhe zhvishen nga çdo përsosuri, përkatësisht nuk do të jenë të përsosura.
Natyra e zemrës është krijuar e tillë që ta njohë Krijuesin e vet, për ta dashur Atë, për t’i rritur mirënjohjet e Tij, për ta respektuar njësinë e Tij, për të ndier kënaqësi në praninë e Tij, për t’u kënaqur duke e njohur Atë dhe për të qenë e kënaqur me drejtimin dhe zotërimin e Tij mbi të gjithë. Zemra është krijuar për të qenë e kënaqur me Zotëriun e vet dhe me vendimet e Tij, për të besuar tek Ai, për t’u mbështetur tek Ai, për të dashur atë që e do Ai, për të urrejtur gjithçka që urren Ai, për ta mbrojtur emrin e Tij, për t’i dashur ata që e mbrojnë emrin e Tij dhe që ta mbajë parasysh vazhdimisht Atë, të jetë e mbushur përplot me Të dhe të ruajë kujtimin për Të. Zemra është krijuar për të mos e dashur askë përveç Zotit të vet, për të mos gjetur ndonjë kënaqësi tjetër, përveç tek Ai, që të mos respektojë asgjë tjetër veç Atij dhe zemra është krijuar për të mos e njohur gëzimin, kënaqësinë, ose edhe mos të ndihet e gjallë në mesin e të tjerave, përpos Atij. Një dituri e tillë është kujdes i domosdoshëm që zemra e kërkon për të ekzistuar. Nëse zemrës i mungojnë cilado prej këtyre substancave ushqyese natyrore, atëherë, me siguri, do të ndjehet e sëmurë, dhe për pasojë, do ta mundojnë brengat, pikëllimi, ankthi, pakënaqësia dhe shqetësimi. Ajo do të ndiejë se të gjitha fatkeqësitë e sulmojnë atë, ndërsa ajo bëhet viktimë dhe e burgosur e presioneve të tyre.
Armiqtë më të mëdhenj të zemrës janë: politeizmi, mëkatet dhe mungesa e vullnetit; mungesa e interesimit për shërim të asaj që All-llahu e trajton si mjet për forcim; gjykimi i pakujdesshëm i asaj që Ai e quan të rëndësishme; zvogëlimi i diturive dhe i zbulesave personale të Krijuesit; dashuria edhe e diçkaje tjetër përveç Atij; përshkrimi i kënaqësive në diçka jo Atij, por një tjetri; ndijimi i kënaqësisë jo pranë Tij, por pranë një tjetri; përshkrimi i rivalit të Tij, i cili drejton dhe kontrollon universin; mospajtimi me vendimet e Tij; mungesa e besimit tek Ai; mbështetja tek tjetri përveç Atij; dashuria e dikujt tjetër përveç atij që do Ai; lakmia ndaj asaj që Ai e urren; urrejtja ndaj rregullave të Tij; shqiptimi i emrit të Tij pa respekt; bashkëpunimi me ata që shfrytëzojnë emrin e Tij për ta anatemuar; mosinteresim për Të; meditimi i dobët për Të; refuzimi i kujtimit të Tij; dyshimi në premtimet e Tij; mosmarrja seriozisht e paralajmërimeve të Tij; kërkimi i gëzimeve, kënaqësive, qetësisë dhe lumturisë tek tjetri dhe jo tek Ai dhe në shoqëri me Të dhe, në fund, ndijimi i jetës tek tjetri, e jo tek Ai.
Një sëmundje e tillë do të bëjë që individi të vuajë nga brengat, pikëllimi, ankthi, shqetësimet, pakënaqësitë, demoralizimi, ngarkesat dhe shqetësimet. Nëse individi i shqyrton shumicën e dobësive të zemrës, ai do t’i gjejë në zemër disa nga sëmundjet e përmendura, kurse ilaçi i vërtetë i këtyre sëmundjeve gjendet në ato që janë thënë në hadithet e përmendura më sipër. Në të vërtetë, siç e kemi shqyrtuar edhe në kapitullin paraardhës, çdo sëmundje duhet të shërohet me të kundërtën e vet, kurse shëndeti i mirë mbrohet në mënyrë analoge.
Prandaj shëndeti duhet të mbrohet me anë të traditës më të mirë, e ajo është tradita e të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kurse sëmundjet shkaktohen për shkak të kundërshtimit të saj. Nga këto tradita individi i njeh: besimi tek uniteti i All-llahut (tevhid) hap dyert e bekimit, të rehatisë, qetësisë, kënaqësisë, mbrojtjes dhe mirëqenies; dhikri ndihmon në pastrimin e sekrecioneve të këqija të trupit (ahlat) dhe substancave të prishura që janë shkaktare të drejtpërdrejta të sëmundjeve. Kjo e ndihmon individin që të ruhet nga përzierja e elementeve të kundërta. Pra, dyert e bekimeve dhe të fatit i hap njohja e unitetit të All-llahut, kurse dyert e të këqijave dhe të dëmeve nga mëkatet i mbyll dhikri dhe kërkimi i ndjesës nga All-llahu.
Sabit bin Karrah e ka shpjeguar njëherë se “mirëqenia fizike vjen kur individi e kufizon ngrënien e ushqimeve; mirëqenia e shpirtit vjen duke u ruajtur nga gjërat e palejueshme, ndërsa mbrojtja e gjuhës vjen nga kufizimi i fjalëve të shumta”. Njëherë mjeku arab kishte thënë: “Për të mbajtur një shëndet të mirë, individi do të duhej të hante më pak, kurse për të pasur zemër të pastër, individi duhet të heqë dorë nga gjërat e palejueshme”. Në të vërtetë mëkatet janë helme për zemër. Nëse nuk e vrasin zemrën, së paku do ta dobësojnë. Kur zemra të jetë dobësuar njëherë, ajo është fare pak rezistente ndaj sëmundjeve të zakonshme. Njëherë mjeku i zemrës, shejh Abdullah bin el-Mubaraku, ka thënë: “ Mëkati e mpin (mbyt) zemrën, ndërsa dhënia pas mëkateve mbjell nënshtrimin. Evitimi i mëkatit e ringjall zemrën dhe është më mirë ta kundërshtosh lakminë e zjarrtë dhe të kontrollosh pasionin”.
Në këtë kuptim, pasioni dhe lakmia e zjarrtë janë sëmundje fatale, kurse luftimi i tyre është ilaçi më i mirë. Nga ana tjetër, nefsi është krijuar i paditur, i padrejtë dhe i verbër për gabimet e veta. Nefsi beson se ilaçi i tij qëndron në kënaqjen sistematike të lakmisë dhe mallëngjimit të vet, ndërsa, në të vërtetë , kultivimi i lakmive të tilla është shkaktari i drejtpërdrejtë i verbërisë së tij dhe i destruksionit si rrjedhojë. Vepra dhe pasioni i tij i keq janë fillim i mburrjes dhe i refuzimit të këshillave të gjithkujt. Në vend të kësaj, prirja është sëmundje vdekjeprurëse e cila e trajton sëmundjen si ilaç, kurse ilaçin si sëmundje. Sëmundje të këtilla kryesisht e hutojnë mendjen e mjekëve kur ata përpiqen t’i diagnostikojnë dhe si pasojë e kësaj ata shpesh nuk ia dalin t’i shërojnë. Më e keqja ndodh atëherë kur nefsi fillimisht ia përshkruan sëmundjen e vet fatit dhe refuzon të pranojë përgjegjësinë dhe në mënyrë indirekte e akuzon Zotin dhe Ushqyesin e vet për shkaktimin e një të keqeje të tillë.Kur sëmundja intensifikohet dhe nefsi i sëmurë nuk gjen rrugë për të dalë nga vështirësitë, ai e akuzon në mënyrë të qartë Zotin e vet dhe atëherë gjuha merr guximin të anatemojë duke e akuzuar Zotin e vet. Sa çudi! Kur sëmundja arrin një shkallë të tillë, vetëm vepra mëshiruese e Zotit mund ta ruajë nefsin, t’i japë shtytje të re për jetë dhe ta udhëzojë në rrugë të mbarë të dhikrit, të mëshirës dhe të faljes.
Kjo e shpjegon “lutjen e dekurajimit” në transmetimin e Ibn Abbasit , radiallahu anhu., i cili ka treguar se në kohë fatkeqësish i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e kishte zakon të bënte këtë lutje: “Nuk ka zot përveç All-llahut, të Madhërishmit, të Mëshirshmit. Nuk ka zot përveç All-llahut, Zotit të madhërishëm të fronit. Nuk ka zot përveç All-llahut, Zotit të shtatë qiejve dhe Tokës dhe Ai është ruajtës i fronit të madhërishëm”.
Këtë çështje e shpjegon edhe lutja e tij e dytë: “O i Gjallë, o Drejtues i universit, e lus mëshirën tënde gjithëpërfshirëse që të ma tregojë rrugëdaljen nga kjo vështirësi e imponuar”.
Kjo mënyrë e lutjes drejtuar All-llahut e madhëron të qenët një të atributeve të qëndrueshme (rububijjet) dhe të atributeve të zotërimit, suverenitetit dhe të drejtimit të vetëm të Tij (uluhijjet). Ata e shquajnë gjithashtu atributin e lavdisë dhe të përkorjes, nga të cilët, që të dytë nënkuptojnë fuqinë dhe mëshirën e All-llahut, si dhe përcaktimin e gjendjes dhe të statusit të krijesave të Tij. Më tej, ata e përshkruajnë në mënyrë të theksuar përsosurinë e superioritetit të Tij mbi gjithçka të krijuar, mbi të dytë: rajonet e larta dhe botët e ulëta. Ata e autorizojnë gjithashtu kontrollin absolut të fronit të Tij, i cili përfshin tërë universin, gjë që paraqet kulminacionin mbi gjithçka të krijuar dhe brendia e të cilit është krijesa më e madhërishme e All-llahut të gjithëfuqishëm. Atribute të tilla të madhërishme janë më të fuqishmet dhe imponojnë respekt, edhe pse me hollësi të mëdha ata me siguri shprehin njohjen e Qenies së Tij dhe të atributeve të përsosura dhe të qëndrueshme. Një zotërim i tillë absolut i fton krijesën që të kuptojë dhe ta dijë se përsosuria i takon vetëm All-llahut, ndërsa një zotërim i tillë suprem dhe i përsosur kërkon orientimin e fokusit, qëllimit, zemrës, adhurimit, dashurisë, frikës, respektit, shpresës, bindjes dhe besnikërisë së krijesës ndaj askujt tjetër veç Atij, All-llahut. Nga ana tjetër, lavdia e Tij absolute, gjithëpërfshirëse dhe sovrane kërkon që çfarëdo papërsosuri të konsiderohet vetëm pasojë e kufizimeve personale dhe kërkon të hedhë poshtë konceptin e pakuptimtë njerëzor të teomorfizmit (pajisjen e ndonjë tjetri me atributet e All-llahut) dhe krijimin e imixhit të All-llahut.Më tej, atributi i përsosur dhe i madhërishëm Zot gjithëmëshirues, përshkimi i diturisë së Tij të shquar në secilin atom veç e veç në të gjitha universet, të ushqyerit, mbajtja dhe kujdesi për ta, për nevojat e tyre dhe kthimi (orientimi) i lindur i të krijuarit drejt burimit të nevojave të veta, të gjitha këto dituri Ai ia ka ofruar zemrës njerëzore, gjë që provon mëshirimin e Tij ndaj krijesës së vet.
Kur zemra e njeriut ta njohë dhe ta vërtetojë një të vërtetë të tillë të pakundërshtueshme, ajo do ta dashurojë në mënyrë të natyrshme, do ta adhurojë dhe do ta pohojë njësinë e Tij. Një realizim i këtillë i sjell zemrës gëzim dhe fat, ia zhdavarit brengat, pikëllimin, ankthin, demoralizimin, melankolinë dhe i tejkalon edhe sëmundjet fizike. Po kjo gjë mund të vërehet edhe duke shikuar personin e sëmurë. Kur ai dëgjon lajme të mira, ato ia forcojnë mbrojtjen trupore natyrore ose temperaturën e lindur dhe e ndihmojnë shërimin e sëmundjes së tij. Në të vërtetë zemra e njeriut është më e ndjeshme dhe më e prekshme nga një fenomen i tillë. Nëse i krahasojmë ndjenjat që shkaktohen nga depresioni, brengat dhe ankthi me ndjenjat çliruese të kënaqësisë, qetësisë, rehatisë dhe gëzimit do të gjejmë me siguri atribute të tilla shëruese që janë të pranishme në lutjen e njeriut të demoralizuar, të cituar më sipër. Këtë e di ai njeri që është bekuar me besim, që është ndriçuar me dritën e së vërtetës dhe zemra e të cilit është përshkuar nga e vërteta dhe realja.
Sa i përket lutjes: “O i Gjallë, o Drejtues i universit, thërras Mëshirën Tënde gjithpërfshirëse që të më gjejë rrugëdalje nga kjo vështirësi e imponuar” , në të janë paraqitur në mënyrë madhështore atributi i jetës (El-hajj), i cili përmban në vete të gjitha atributet e përsosurisë dhe i vërteton ato, ndërsa atributi i madhërishëm i drejtimit (El-kajjum) i përmban të gjitha atributet dhe fuqitë e veprimit. Për këtë arsye ky atribut është quajtur me emrin më të madhërishëm dhe më të madh të All-llahut (ismu’l-lahi’l a’zam). Kushdo që e thërret me këtë atribut, lutja e tij do të plotësohet, ndërsa kushdo që pyet me këtë atribut, nevojat e tij do të plotësohen me siguri. Ky është emri i madhërishëm i All-llahut – El-Hajjul-Kajjum.
Pra, jeta absolute është e kundërta e të gjitha fatkeqësive dhe vuajtjeve. Për këtë shkak, ekzistenca dhe jeta njerëzore në Xhennet nuk e njeh stresin, ankthin, dhembjen, vuajtjet ose çfarëdo papërsosurie, ndërsa çfarëdo papërsosuri në jetë, në këtë botë është e kundërta e realitetit të kontrollit të përsosur mbi gjithçka (kujumijjet). Pra, përsosuria e Drejtuesit suprem është një dhe po ajo përsosuri e Zotëruesit të gjallë, kurse Zotëruesit të gjallë absolut nuk i mungon kurrë përsosuria, dhe gjithë kjo është objekt i çfarëdo ndryshimi të cilin mund ta shkaktojë vetë El-Kajjumi. Më tej, shqiptimi me zë i atributit të tij i Gjallë- Drejtues do ta shërojë me siguri sëmundjen dhe do të ndikojë në të kundërtën e jetës (ajo që i kundërvihet jetës), ose në cilëndo përsosuri njerëzore të rreme. Kjo është e qartë në lutjen e të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i cili është lutur në emër të Ushqyesit dhe Mbajtësit të vet me atributin e zotërinjve mbajtës të Tij (rububijjet) – Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, që ta udhëzojnë dhe t’i ndihmojnë për të fituar atë, për çka kanë diskutuar familjet jo besnike, dhe ta udhëheqin, sepse zemra është e gjallë me udhëzimin e All-llahut, kurse e vdekur pa të. All-llahu i gjithëfuqishëm u ka ndarë këtyre tre meleqve të mëdhenj përfaqësimin dhe detyrën e dhurimit të jetës. Xhibrilit i është dhënë roli i dërgimit të Shpalljes (vajh), që është jetë për zemrat, Mikailit ia ka dhënë dërgimin e ujit, që është jetë për çdo ekzistencë në tokë dhe për atmosferën e saj përreth, kurse Israfilit ia ka dhënë të fryjë në sur-in e jetës, i cili është përfaqësues i ekzistencës së të gjitha universeve dhe i ringjalljes, përkatësisht i kthimit të sërishëm të trupit në jetë, kur në Ditën e gjyqit, me lejen e All-llahut, ai ua fut shpirtin përsëri atyre. Më tej, lutja e Tij me rububijjetin, uluhijjetin dhe kujumijjetin mbi bazë të këtyre tre shpirtrave më të bekuar dhe më fisnikë, që janë përfaqësues të vetë jetës, gjithsesi do të sjellë, me lejen e All-llahut, rezultate të nevojshme dhe përgjigje për lutjet e bëra. Thelbi i kësaj është që atributi i madhërishëm i Gjallë-Drejtues realizon përgjigje të sigurt për lutjet dhe tejkalimin e të gjitha fatkeqësive.
Në Sahihu-n e Ebi Hatimit është shënuar, dhe kjo është vërtetuar edhe nga imam Tirmidhi se emri më i madhërishëm i All-llahut është në versetet:
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron”. (El Bekare, 163) dhe
“Allahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm mbikëqyrës”. (Ali Imran, 2)198 Gjithashtu, në përmbledhjen e dytë të haditheve sahihë gjejmë, duke përfshirë edhe sahihun e Ibn Hibbanit, hadithin që e ka treguar Enesi , radiallahu anhu., se një njeri është lutur: “O All-llah, të lutem sepse Ty të përket lavdia, me siguri nuk ka zot përveç Teje, Krijuesit të vetëm dhe Fillestarit të të gjithë qiejve dhe Tokës dhe të asaj që përfshijnë ata. O zotërues i madhështive dhe i të mirave. O Drejtues i Gjallë…” Enesi ka shtuar se kur i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e ka dëgjuar këtë lutje, ka thënë: “Vërtet, ai e ka thirrur emrin më të madhërishëm të All-llahut. Kushdo që e thërret me këtë emër, lutje e tij do të plotësohet, dhe kushdo që kërkon përmes këtij emri, nevojat e tij do të përmbushen”.199 Për këtë shkak i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, në çdo kohë kur i shihte pasuesit e vet që ballafaqoheshin me sfida në formë fatkeqësish, lutej me gjithë zemër: “Ja Hajju, Ja Kajjum”.
Sa i përket lutjes së tij: “Zotëri, kërkoj mëshirën Tënde. Mos lejo që ta ndjek për asnjë çast prirjen e imagjinatës sime. Zotëri, kompensoje gjendjen time me më të mirën. Vërtet, nuk ka zot përveç Teje”, në të ka një dëshmi të qartë se çdo e mirë është në dorë të All-llahut dhe se robi natyrshëm i drejtohet Atij për të gjitha nevojat e veta, beson tek Ai, varet prej Tij, mbështetet tek Ai për ta ripërtërirë gjendjen e vet si është më së miri dhe ai e përgjëron Zotin e vet që vetëm Ai të jetë vendstrehim i tij, që t’i kënaqë të gjitha nevojat e udhëtimit të robit në këtë botë dhe çfarëdo ndihme që mund ta kërkojë ky segment i jetës. Më tej, përgjërimi ndaj All-llahut të gjithëfuqishëm me suverenitet absolut të atributeve të Tij dhe me fuqinë e njëshit, njësisë, unitetit (tevhid) do të tregohet me siguri më efikasi në shërimin nga sëmundja. Po këto dobi sjellin edhe këto lutje: “All-llahu është Zoti dhe Ushqyesi im i vetëm . Unë nuk ia bëj askë rival Atij”.
Sa i përket lutjes që e ka shënuar Ibn Mesudi: “Zot, unë jam robi Yt, baba dhe nëna e të cilit janë robtë e Tu…”, ai e shpreh qartë thelbin e diturisë dhe të njohjes (lat. Gnosis) së All-llahut të gjithëfuqishëm dhe sekretet e adhurimit, kurse asnjë libër nuk mund ta përshkruajë kurrë kuptimin e tyre të plotë. Për më tepër, kjo lutje është përplot njohuri që tregojnë kush është Zoti dhe ai që i lutet Zotit të vet e pranon Krijuesin e vet dhe për vete thotë se është rob i All-llahut dhe bir i robve të Tij. Lutësi gjithashtu i vë gjërat aty ku e kanë vendin pasi e kupton se shkatërrimi i tij është në dorë të Zotit, se fati i tij sillet në përputhje me përcaktimin e Tij, se All-llahu i gjithëfuqishëm vepron si do vetë, se robi nuk mund t’i sjellë dobi as nuk mund t’i bëjë dëm vetvetes, se ai nuk mund të kujdeset për lindjen, vdekjen apo ringjalljen e vet, se fati i tij është në dorë të All-llahut, se ai nuk ka fuqi ta ndryshojë nëse nuk dëshiron All-llahu, se ai varet plotësisht nga Krijuesi i vet, se ekzistimi i tij personal është objekt vetëm i vendimit që merr All-llahu dhe se All-llahu është i drejtë dhe do të bëhet çka dëshiron Ai.
Pastaj pason lutja e tij: “Fati im është në dorën Tënde, fati im lëviz në përputhje me rregullat e Tua. Në gjykimet e Tua, Ti vërtet je i njohur…” Kjo pjesë e lutjes përfshin dy aspekte kryesore që janë thelbi i doktrinës monoteiste (tevhid): i pari është njohja dhe pranimi i fatit dhe se rregullat e All-llahut që vlejnë për robin e Tij do të zbatohen në mënyrë të pakundërshtueshme dhe robi nuk mund të mos e respektojë as t’u shmanget; dhe aspekti i dytë shpall se All-llahu është i drejtë, se Ai nuk i shtyp robtë e vet dhe ajo që e përcakton Ai është e drejtë për shkak se drejtësia dhe dituria e All-llahut janë shembullore. Kjo ndodh kështu për shkak se padrejtësia paraqet nevojën, paditurinë, paaftësinë, dobësinë dhe inferioritetin e personit të padrejtë dhe, më tej, atribute të këtilla nuk janë të lavdishme dhe ato nuk mund të rrjedhin nga ai që është i gjithëdijshëm, që njeh gjithçka, i urti dhe të cilit nuk i nevojitet asgjë. Pra, urtësia e All-llahut është efikase gjithkund ku ka urdhëruar vullneti i Tij. All-llahu është i pasur jashtë çdo nevoje, kurse të gjithë të tjerët janë të varfër dhe kërkojnë kujdesin e Tij. Ai është i gjithëdijshmi dhe nuk ekziston asnjë atom në të gjitha universet ku nuk vepron apo ku nuk është efikas vullneti i Tij. Varësia absolute e qelizave veç e veç dhe e të gjithave së bashku në gjithçka të krijuar dhe nxitja e mbështetjes dhe e vetëpërmbajtjes së tyre nga Ushqyesi i vetëm kërkojnë falënderimin e tyre. Pra, falënderimi (shukr) është shpërblyer me bekime, ndërsa mosfalënderimi (kufr) është shpërblyer me qortim dhe dënim me pasoja për të gjithë ata që nuk pendohen.
Kur jobesimtarët e papërmirsueshëm, të cilët nuk u penduan dhe nuk u falënderuan, dhe adhuruesit e idhujve i ishin kërcënuar të dërguarit të All-llahut – Hudit , salaAllahu alejhi we selem, që do ta ndjellin mallkimin e zotave të tyre kundër tij, ai ishte përgjigjur:
“Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: ‘Unë dëshmitar e kam Allahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni (larg adhurimit) pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat. Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet, Zoti im është i drejtë”. (Hudë, 54-56)
Kështu kishte menduar në fuqinë e All-llahut, e cila është e pakufishme dhe veprimin e saj nuk mund ta pengojë askush mbi krijesat dhe askush nuk mund t’i kundërvihet urdhrit të Tij. Ai vetë ka fuqinë të veprojë me to sipas vullnetit të vet dhe Ai këtë e bënë në mënyrë të drejtë, saktësisht, me urtësi dhe me mëshirë.
Në këtë lutje, deklarata e robit: “Fati im zhvillohet në përputhje me urdhrin Tënd” ka kuptim të njëjtë sikur kur thuhet: “Nuk ekziston asnjë krijesë që lëviz, e që më parë të mos jetë mbajtur në dorën e Tij”, dhe lutja e tij: “Ti vërtet gjykon drejt” gjithashtu është njësoj sikur kur thuhet: “Zoti im vërtet vepron në mënyrë të drejtë”. Pastaj, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, në këtë lutje e shqipton emrin dhe atributin më të shenjtë të All-llahut, të cilin Ai e shpalli në mbretërinë e vet, e shpalli në Libër, të cilin ia mësoi robit të privilegjuar ose e ruajti si sekret të vetin, kështu që asnjë melek me status më të afërt me Të dhe më të lartë dhe asnjë profet dhe asnjë i dërguar nuk të ka kërkuar me atë emër. Një shqiptim dhe thirrje e tillë i tejkalon të gjitha lutjet dhe nga të gjitha lutjet, kjo është më e dashura dhe më e vlershmja për Të. Kjo është e këtillë për shkak të përgjigjes së drejtpërdrejtë, sepse ajo provon diturinë e robit dhe njohjen e Zotit të tij.
I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e ka lutur pastaj All-llahun e gjithëfuqishëm për ta bërë Kur’anin e madhërishëm me fuqinë e zemrës së tij, duke menduar me fuqinë shpirtërore të trupit, mendjes dhe shpirtit të tij dhe me anë të tij të pastrojë, të zhdaravisë dhe t’i shërojë streset, brengat dhe shqetësimet e tij, duke e bërë këtë mjekësinë e vetme vendimtare e cila do t’i zhdukë sëmundjet dhe do ta kthejë pas qenien njerëzore, në gjendjen dhe ekuilibrin e tij të vërtetë. Pra, ai e luti Zotin e vet që ta bënte Kur’anin dritë të shpirtit të tij, e cila dritë e heq gjithë ndryshkun që e errëson pastërtinë dhe kuptimin e tij dhe e cila e bën të shkëlqyeshme zemrën e tij. Një mjekësi e tillë vepron vetëm atëherë nëse kërkesat e pacientit janë të sinqerta, nëse është i bindur në fenë e vet dhe në efikasitetin e saj dhe e përdor ashtu siç është përcaktuar nga ana e mjekut të tij. Pra, me vullnetin e All-llahut, përdorimi i drejtë i ilaçit do të ndiqet gjithsesi me përmirësimin e shëndetit, me shëndet të shkëlqyer dhe me vitalitet, kurse All-llahu është Ndihmëtari Suprem.
Sa i përket lutjes së të dërguarit të All-llahut, Junusit , salaAllahu alejhi we selem, i cili thotë: “Nuk ka zot përveç Teje, Lavdi të qoftë Ty. Në të vërtetë unë kam gabuar”. Kjo lutje e madhëron të vërtetën më të madhe të unitetit (njësisë) të All-llahut, e çrrënjos konceptin e pjesëmarrjes së njeriut në përbërjen e vullnetit të All-llahut dhe pranimin e padrejtësisë dhe mëkatisë personale të robit. Kjo lutje mund të prodhojë ilaçin përfundimtar për rastet e pikëllimeve, brengave, anktheve dhe depresioneve dhe ajo paraqet pikën e ngritjes për të marrë një përgjigje të sigurt. Në të vërtetë njohja e njësisë së All-llahut dhe heqja dorë nga akuzat ndaj Tij për padrejtësi, vërteton se përsosuria i takon vetëm All-llahut, se drejtësia e Tij është e pakontestueshme dhe e eviton verbërinë e konceptit njerëzor mbi ekzistimin e elementeve antropomorfike tek All-llahu. Pastaj pranimi e padrejtësisë personale dhe mëkatësisë nga ana e robit reflektojnë në fenë dhe në besimin e tij te drejtësia e All-llahut, shpërblimin për veprat e tij të mira, kurse dënimin për mëkatet e veta. Një zgjim i tillë tregon për nevojën e robit për t’iu kthyer Zotit të vet, që të kthehet nëpër të njëjtën rrugë, që të pendohet për veprat e veta, që në mënyrë bindëse të përulet para Zotit të vet, të kërkojë falje nga Ai, gjë që përfshin pranimin e qartë të varësisë individuale nga urdhri dhe mëshira e All-llahut. Në vazhdim po i japim katër efektet efikase të lutjes: besimi në njësinë e All-llahut, mohimi i papërsosurisë në drejtësinë e All-llahut, falënderimi i krijesave për statusin që kanë, dhe pranimi i fajit personal.
Sa i përket lutjes të cilën i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ia ka mësuar Ebu Umamesë: “Zot, kërkoj mbështetje tek Ti nga pikëllimi dhe hidhërimi; nga dobësitë, papërcaktueshmëria dhe frikacakllëku dhe kërkoj mbështetje tek Ti nga detyrimi dhe nënshtrimi ndaj padrejtësisë njerëzore”. Kjo lutje e përfshin kërkimin e mbrojtjes së All-llahut nga tetë vetitë njerëzore, të cilat shfaqen dy nga dy, së bashku, si një e përbashkët. Kështu, shqetësimin e shoqëron pikëllimi, dobësinë e shoqëron papërcaktueshmëria, koprracinë – frikacakllëku, ndërsa detyrimin e shoqëron nënshtrimi ndaj padrejtësisë njerëzore. Kur zemrën e individit e viziton ndjenja e dëmshme, shkaktari mund të vijë qoftë nga humbjet që i ka përjetuar në të kaluarën, që shkaktojnë pikëllim, ose nga shpresa, duke u kthyer kështu në brengë dhe shqetësim. Një gjendje e tillë kontribuon në lënien pasdore të zbatimit të detyrimeve të rregullta të robit dhe kjo ngadhnjen mbi mendimet dhe veprimet e tij duke shkaktuar dobësimin e trupit dhe mendjes së tij dhe rezistencën psikologjike drejt përmbushjes së detyrimeve dhe detyrave të tij. Në këtë kuptim, reaksioni i individit do t’i çrregullojë dobitë personale të veta njësoj sikurse do t’i pengojë të mirat e të tjerëve. Ngurrimi nga nxjerrja e dobive nga të tjerat nënkupton frikacakëri fizike, ndërsa vetëpërmbajtja nga dobitë materiale nënkupton koprracinë dhe padrejtësinë ndaj të tjerëve. Më tej, nëse individi është i bindur drejt dhe i detyruar që t’i shlyejë borxhet e veta, kjo do të mund të vepronte në përparimin e tij fetar dhe shpirtëror, ndërsa kur është mërzitur gabimisht ose padrejtësisht, kjo paraqet nënshtrim ndaj padrejtësisë njerëzore. Ky hadith në të vërtetë është lutje për të kërkuar mbështetje tek mbrojtja që do t’i japë All-llahu nga çdo e keqe.
Sa i përket dobisë nga kërkimi i faljes (istigfar) për heqjen e pikëllimit, stresit, depresionit dhe ankthit, dihet shumë mirë nga dijetarët fetarë që mëkatet janë zënafilla e pikëllimit, frikës, hidhërimit, nervozës, shqetësimit dhe dobësisë së zemrës. Njerëzit që ligështohen dhe bëjnë vepra të këqija dhe mëkatare, pa marrë parasysh prirjen e tyre psikologjike dhe dobësisë së fesë së tyre, dhe edhe pas kënaqjes së plotë të mendjeve, lakmisë dhe idhujtarisë së tyre, ata edhe më tej e kërkojnë mjekësinë e pendesës, duke kërkuar falje dhe premtuar atë që nuk mund ta përpmbushin për t’i shëruar vuajtjet e tyre për shkak të dhembjes së ngarkuar dhe peshës që ata e ndiejnë në zemrat e tyre, e që kanë të bëjnë me veprimtaritë e ndaluara, teprimet ose pamaturitë. Shejhu i keq, për ta shprehur pendimin e vet, njëherë kishte thënë:
“Një gotë verë e kam ngritur lart duke dëshiruar ekstazën, dhe tjetrën e pata për ta shlyer kufirin e pikëllimit dhe keqardhjes sime.”
Kur këto janë pasoja të mëkatit dhe të stërkeqjes në zemër, nuk ka ilaçe për to përveç dhikrit dhe kërkimit të faljes.
Shkëputur nga libri: Mjekësia Pejgamberit Muhammed Alejhi Selam – Nga Ibn Kajjimi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 28, 2018 / By M.I Si e ke bindur fëmijën tënd që të lexojë në vend se të luajë me telefon?
March 28, 2018 / By M.I Kamomili, bima që bën çudira
March 28, 2018 / By M.I Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi
March 28, 2018 / By M.I Përfitimet e trupit nga rrezet e diellit
March 28, 2018 / By M.I KUR TË NGUSHTOHET JETA BJER NË SEXHDE
March 28, 2018 / By M.I Testamenti islam
March 28, 2018 / By M.I Begatitë e Allahut
March 28, 2018 / By M.I Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
March 28, 2018 / By M.I Të ndryshuarit e së keqes me zemër