Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Vepra të mira për një minutë

Vepra të mira për një minutë

VEPRA TË MIRA PËR NJË MINUTË !

Falënderimi I takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Profetin Muhammed mbi familjen e tij dhe pasuesit e tij.

Përkujtim: Ky artikull është vetëm një ilustrim se si një Mysliman mundë të përfitojë nga koha e tij edhe nëse është vetëm një minutë, mirëpo sidoqoftë ky artikull nuk lejon aktet e reja të adhurimit, për më tepër nëseI ndjekim në mënyrë strikte këto veprime duke iu përmbajtur numrit të përsëritjes së duave mundë të na shpie në (Bidat) apo risi në Islam.Koha është jeta e një personi dhe duhet të ruhet dhe të harxhohet drejtë. Prandaj person I mençur është ai I cili e ruan kohën e tij dhe nuk e harxhon atë në gjëra të padobishme dhe në llomotitje të kotë. Përkundrazi, kohën duhet kaluar në përpjekje të mira dhe në veprimin e veprave të drejta të cilat e kënaqin Allahun e Lartësuar, dhe nga të cilat do përfitojnë njerëzit. Kështuqë, në çdo minutë të jetës tuaj, ju mundë të veproni diçka që do ngrinte statusin tuaj (Në Ahiret) dhe do I sillte gëzim kombit tënd.

Andaj, nëse ju jeni I etur për të arritur fisnikërinë dhe për tu ofruar gëzim njerëzve tuaj, ju nuk duhet të humbni kohën tuaj në pushim dhe në lojë.
Me të vërtetë, në një minutë, ju mundë të veproni shume të mira dhe të korrni një shpërblim të madh. Një minutë I vetëm mundë ta zgjasë jetën tuaj, të ngritë aktin e bindjes tuaj, të kuptuarit, kujtesën tuaj (të Kuranit), dhe të shtojë veprat e mira. Nëse ju dini si të harxhoni një minutë, kjo ka mundësi të shkruhet në librin tuaj të veprave të mira (në Ditën e Gjykimit).
‘’Keni kujdes për çdo orë dhe si e kalon kjo orë, dhe harxhojeni vetëm në mënyrën më të mirë të mundshme, mos e lini pas dore veten, mirëpo detyrojeni të mësohet me veprat më fisnike dhe më të mira, dhe dërgoje në varrin tënd atë që do ju kënaqte juve kur të hyni në të.’’ [Imam Ibn Xhevzije]’’.Në vazhdim janë disa investime të cilat ju mundë ti veproni në një minutë:
1. -Në një minutë, ju mundë të recitoni suren El-Fatiha (kaptina e fillimit të Kuranit) në heshtje. Disa dijetarë, Allahu pastë mëshirë mbi ta, kanë deklaruar se një person fiton më shumë se 1400 vepra të mira nëse vetëm një herë e reciton. Nëse e reciton 7 herë, atëherë ka fituar inshAllah 9800 vepra të mira në një minutë.
2. -Në një minutë, ju mundë të shprehni ‘’EstagirAllah’’ (Kërkoj falje nga Allahu) më shumë se 100 herë. Virtyti I kërkimit të faljes është I mirënjohur, është arsyeja me të cilën sigurohet falja, hyrja në Xhennet, fitimi I riskut të mirë, shtimi I fuqisë tuaj, largimin e të këqijave, lehtëson kryerjen e punëve, kërkimi I faljes zbret shiun, dhe rrit shëndetin dhe furnizimin me fëmijë.
3. -Në një minutë , ju mundë të lexoni një pjesë të Kuranit.
4. -Në një minutë, ju mundë të memorizoni një verset të vogël të Kuranit.
5. -Në një minutë ju mundë të shprehni afër 20 herë: “La ilahe il-la Allahu wahdehu la sherikelehu, lehul mulku we lehul hamdu we huwe ala kuli shej’in kadir”. (” Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, Ai është Zotëruesi i gjithçkaje (në qiej e në Tokë), vetëm Atij i përket falënderimi, Ai i vdes (njerëzit) dhe i ringjall ata (ditën e Tubimit të Madh), për gjithçka Ai është i Plotfuqishëm.”). Shpërblimi është sikur të kishit liruar për hire të Allahut nga robërimi 8 robër nga bijtë e Ismailit, paqja e Allahut qoftë mbi të.
6. -Në një minutë, ju mundë të shprehni rreth 100 herë‘’ SubhanAllahi we bi hamdihi’’ (I Lartësuar qoftë Allahu, vetëm Atij i takon Falënderimi ), dhe secili që e thotë këtë, , gjynahet e tij do ti falen edhe nëse do ishin sa shkuma e detit.
7. -Në një minutë, ju mundë të shprehni rreth 50 herë ‘’ SubhanAllahi we bihamdihi, SubhanAllahil-Adhim’’. (I Lartësuar qoftë All-llahu, vetëm Atij i takon Falënderimi, i Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar), dhe këto janë dy shprehje të lehta për tu thënë, por janë shumë të rënda në peshoren e veprave të mira, dhe janë të dashura për Allahun. [ Buhari: Hadithi Nr.673, V.8] dhe [Buhari, Libri 9, V.93, Hadithi Nr. 652].
Ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi we selam: “Dy fjalë janë të lehta për gjuhën (në shprehje), të rënda në peshojë, e të dashura te i Gjithmëshirshmi (Allahu). Këto janë:’’ SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahil-Adhim’’. (I Lartësuar qoftë Allahu, vetëm Atij i takon Falënderimi, i Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar).
8. -Ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi we selam: “Të them: ‘’ SubhanAllahi, vel-Hamdu Lil-lahi, ve la ilahe il-lAllahu, vAllahu Ekber”(I Lartësuar qoftë All-llahu, Falënderimi i takon Allahut. S`ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi ), është më e dashur për mua se sa e tërë ajo që e rrezon dielli’’. [Muslimi]. Për një minutë ju mundë të shprehni fjalët më sipër rreth 18 herë, dhe këto fjalë janë fjalët më të dashura tek Allahu, dhe më të mirat e të gjitha fjalimeve, dhe pesha e tyre në peshojën e veprave të mira është e rëndë siç është përcjellë në transmetime të vërteta.
9. -Në një minutë , ju mundë të shprehni rreth 40 herë ‘’ (La Havle ve la kuvvete il-la bil-lah’’(S`ka ndryshim e as forcë, pos ndihmës së Allahut). Ky është një thesar [prej thesareve të Xhenetit, siç është përcjellur nga Buhariu dhe Muslimi, Allahu I mëshiroftë. Gjithashtu është njëra prej shkaqeve për tejkalimin e vështirësive dhe vuajtjeve.
10. -Në një minutë, ju mundë të shprehni afërsisht rreth 50 herë ‘’ La Ilahe il-lAll-llah’’ (S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut), që është fjala më e madhe, sepse është fjalë e Tevhidit (Njëshmërisë së Allahut), fjalë e mirë, dhe një deklaratë e paluhatshme, dhe secili që e thotë këtë shprehje para frymës së fundit do hyjë në Xhennet; kjo shprehje ka edhe virtyte të tjera.
11. -Në një minutë ju mundë të shprehni më shumë se 15 herë’’ SubhanAllahi ve bihamdihi, ‘adada khalkihi, we ridha nefsihi, we zinete ‘arshihi, we midade kelimatihi’’ (I Lartësuar qoftë Allahu, vetëm Atij i takon Falënderimi, sa janë krijesat e Tij, sa është kënaqësia e Tij, aq sa pasha e fronit të Tij, dhe sa ngjyra e fjalëve të Tij). Kjo shprehje është e barabartë me shumëfishin e shpërblimeve që fitohen me përmendjen e lejuar të zakonshme të Allahut, siç është konfirmuar nga Profeti salAllahu alejhi we selam.
12. -Në një minutë, ju mundë të mbani një fjalim të përmbledhur që mundë të jetë shumë I dobishëm për dëgjuesit.
13. -Në një minutë, ju keni mundësi të ngjallni përmendjen e Profetit alejhi salatu we selam duke thënë rreth 50 herë ‘’SalAllahu alejhi we selam’’ (Paqja e Allahut qoftë mbi të) për të cilën përmendje Allahu do ju dërgoj juve salavate 500 herë, sepse një salavat(përmendje) shumëfishohet me dhjetë.
14. -Në një minutë ju mundë të meditoni rreth krijimit të Qiejve dhe të Tokës, dhe si rezultat ju do konsideroheni prej njerëzve që kuptojnë siç ka përmendur Allahu në Kuran.
15. -Në një minutë , ju keni mundësi të mendoni se si të jeni falënderues ndaj Allahut, ta duani Atë, ta keni frikë Atë, të shpresoni te Ai (mëshira e Tij) dhe të përmalloheni për takimin me të dhe duke vepruar kështu ju do arrinit vepra të mëdha të adhurimit ne ndërkohë që jeni duke qëndruar I shtrirë në shtratin tuaj apo duke shëtitur në rrugë.
16. -Në një minutë, ju mundeni që të lexoni më shumë se dy faqe prej ndonjë libri të dobishëm që është i lehtë për tu kuptuar.
17. -Në një minutë, ju mundë të ruani lidhjet farefisnore duke u telefonuar atyre.
18. -Në një minutë ju mundë të luteni, me lutje të përgjithshme ndaj Allahut.
19. -Në një minutë, ju keni mundësi të kërkoni mbrojtje prej Allahut kundër shejtanit të mallkuar.
20. -Në një minutë, ju mundeni të urdhëroni për të mira.
21. -Në një minutë, ju keni mundësi të këshilloni një vëlla.
22. -Në një minutë ju keni mundësi të qetësoni një person të shqetësuar.
23. -Në një minutë ju mundeni të largoni një pengesë nga rruga.
24. – Në një minutë ju mundë të ndihmoni një vëlla në punë të mira.
25. Në një minutë ju mundë të përshëndetni (duke u dhënë Selam) një grup të njerëzve dhe të shtrëngoni duart me ta.
26. – Duke përfituar prej një minute, ju do të ruani dhe përfitoni nga pjesa tjetër e kohës.Andaj, mvarësishtë prej sinqeritetit tuaj dhe prej faktit se sa ju e ndjeni praninë e Allahut se Ai gjithmonë ju sheh juve, veprat e mira dhe shpërblimet ka mundësi të ju shumëfishohen.
Ju duhet ta dini se shumica e veprimeve nuk kanë kërkojnë asgjë nga ju, ju nuk ka nevojë të jeni në gjendje të pastër dhe nuk ju shkaktojnë juve vështirësi.
Ju mundë të kryeni veprat e mësipërme duke ecur rrugës, në automjet, gjatë qëndrimit shtrirë, ulur, apo gjatë pritjes së dikujt. Për më tepër këto veprime janë ndër shkaqet më të mira për të arritur lumturinë, për të qenë durimtar dhe për të tejkaluar problemet dhe vështirësitë.

Përfundimisht, ju sugjeroj që të mbani fletën me këtë shkrim në xhepin tuaj në mënyrë që të mbani në mend këto veprime dhe të ua lexoni vëllezërve tuaj Mysliman. Duke vepruar kështu, ju do I ndihmoni ata të përfitojnë nga koha e tyre, pra ju nuk guxoni të nënvlerësoni asnjë vepër të mirë. Në të vërtetë ai I cili urdhëron të tjerët të veprojnë vepra të mira është njëjtë sikur ai ti kishte vepruar ato vepra të mira vetvetiu [ai do marrë shpërblim të njëjtë pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi I vepruesve].
Lusë Allahun të ju ruajë dhe të ju mbroj.
Falënderimi I takon Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Profetin Muhammed mbi familjen e tij dhe pasuesit e tij.
XhezakAllahu khajr për leximin. Amin

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD

@include "";