Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vendet ku nuk pranohet namazi

Vendet ku nuk pranohet namazi

Vendet ku nuk pranohet namazi

Nga Enesi b Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, falej në pushimoren e deleve.” (1)

Nga ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” (2)

Nga Xhundub, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, pesë ditë para se të vdiste duke thënë: “Unë nuk e marr askënd si halil (mik), pos Allahut, ngase Allahu më ka bërë mua halil (mik) ashtu siç e ka bërë edhe Ibrahimin. Sikur unë ta merrja ndokënd për të tillë, sigurisht se do ta merrja ebu Bekrin.
Vini re, ata që ishin para jush i morën varret e pejgamberëve dhe të njerëzve të mirë si vendfalje, vini re mos i merrni varret si vendfalje, sepse unë ju ndaloj nga kjo.” (3)

Nga ebu Seid el-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Toka që e gjitha është xhami, përveç banjove dhe varrezave.” (4)

Komenti:
Në esencë e gjithë toka është xhami për myslimanët dhe kjo është nga mëshira e Allahut mbi këtë umet, kudo që ndonjërin prej tyre e zë namazi le të falet, porse ka vende të cilat i ka përjashtuar sheriati e në të cilat nuk pranohet namazi ose si largim nga shirku dhe mjetet e tij, siç janë varrezat ose për shkak se ajo është strehë e shejtanëve, siç është pushimorja e deveve ose për shkak të papastërtisë, siç janë banjot apo është për diçka tjetër.

Dobitë:
1) Ndalimi i faljes së namazit në pushimoren e deveve.
2) Lejimi i faljes së namazit në pushimoren e deleve.
3) Ndalimi i faljes së namazit në varreza si masë preventive ndaj shirkut. (5)
4) Ndalimi i faljes së namazit në banjo. (6)

Fusnota:
1- Mutefekun alejhi. Buhariu 1/, Muslimi 524.
2- Tirmidhiu 348 dhe ka thënë hadithi është hasen sahih, hadithin e ka saktësuar Ahmed Shakir dhe baza e këtij hadithi gjindet në “Sahihu Muslim”, nr. 360 nga Xhabir b Semure, Allahu qoftë i kënaqur me të.
3- Muslimi 532
4- Ebu Davudi 492, Tirmidhiu 317, hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Irva” 1/320 dhe ka përmend se shejhul islam ibn Tejmije ka thënë: “Isnadet e këtij hadithi janë të mira.”
5- (Shiko “Fet`hul Mexhid” faqe 324, 325, dhe “Esh-Sherhul Mumti” 2/234.)
6- (Shejh ibn Bazi ka thënë: “Lejohet në drejtim të banjove ose mbi çatitë tyre sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.” Fetava islamije 1/270, shiko “Esh-Sherhul mumti” 2/243).

Rrashid Husejn el-Abdul-Kerim
Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi

(Visited 50 times, 1 visits today)
Top