Quarta-feira’, 24/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet



Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet

Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet
Shkruar nga Dr. Ali bin Seid Ubejdi
Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e profetëve Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnikë si dhe mbi të gjithë ata të cilët ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.
Vdekja e fëmijëve është perde për prindërit e tyre ndaj zjarrit
Nga shenjat e mëshirës së Allahut është se e ka bërë vdekjen e fëmijëve shkak për të qenë perde mbrojtëse për prindërit muslimanë nga zjarri i xhehenemit. Ebu Seid Hudri përcjell se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kujt i vdesin tre fëmijë, do të jenë për të perde nga zjarri.” Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se gratë erdhën dhe i thanë: -O i Dërguar Allahut, burrat e kanë marrë gjithë kohën tënde, ndaj lër për ne një ditë të vijmë të mësojmë prej fesë. Ai u la atyre një kohë, u foli dhe i këshilloi e ndër të tjera u tha: “Nuk ka ndonjë grua që i vdesin tre fëmijë e të mos jenë për të perde penguese ndaj zjarrit”. Një grua i tha: -Po dy, o i Dërguar i Allahut, sepse mua më kanë vdekur dy fëmijë? Ai tha: “Edhe dy.” [Ahmedi, Buhari dhe Muslimi]
Ebu Hurejre përcjell se një grua erdhi tek i dërguari i Allahut me një fëmijë në dorë dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, lute Allahun për të, sepse i kam varrosur tre fëmijë.” Profeti salallahu alejhi ue selem, i tha: “Ti qenke mbrojtur me një mburojë të fortë nga zjarri.” [Ahmedi dhe Buhari.]
Përcillet nga një grua e cila quhej Rraxha, se ajo ka thënë: -Isha tek i Dërguari i Allahut në kohën kur atij i erdhi një grua me fëmijë në dorë e i tha: -O i Dërguar i Allahut, lute Allahun ta begatojë këtë fëmijë, sepse më kanë vdekur tre të tjerë. Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Që kur je bërë muslimane?” Po, ia ktheu gruaja. Atëherë Profeti i tha: “Xhenet i ruajtur (garantuar).” [Ahmedi dhe Ibnu Ethiri]
Po ashtu, përcillet nga Ebu Dherri se ka Dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Nuk do të ketë asnjë çift musliman të cilëve u vdesin dy fëmijë apo tre -dhe ata durojnë e shpresojnë shpërblimin-, që t’i paraqitet zjarrit.” [Ahmedi dhe Buhari në “Edebul Mufred”]
Vdekja e fëmijëve është shkak për hyrjen e prindërve të tyre në xhenet
Nga gjurmët e mëshirës së Allahut është se e ka bërë vdekjen e fëmijëve shkak për hyrjen e prindërve të tij musliman në Xhenet, dhe sa më i madh të jetë numri –duke qenë ata të duruar e të përmbajtur-, aq më i madh do të jetë nderimi dhe bujaria.
Përcillet se dikush prej sahabeve ka dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Do t’i thuhet fëmijëve Ditën e Gjykimit: -Hyni në xhenet! Ata thonë: -Të presim sa të hynë baballarët dhe nënat tona. Atëherë Allahu do të thotë: “Ç’është me këta që nuk hynë?Hyni në xhenet. Ata sërish do të thonë: -O Zot! Nënat dhe baballarët tanë! Atëherë do t’u thuhet: -Hyni ju dhe prindërit tuaj.” [Ahmedi dhe Hejthemiu]
Përcillet nga Ebu Hurejre se disa gra erdhën tek Profeti salallahu alejhi ue selm dhe i thanë: -O i Dërguar Allahut, burrat e kanë marrë gjithë kohën tënde, ndaj lër për ne një ditë të vijmë të mësojmë prej fesë. Ai u la atyre një kohë, u foli dhe i këshilloi e ndër të tjera u tha: “Nuk ka ndonjë grua që i vdesin tre fëmijë e të mos jenë për të perde penguese ndaj zjarrit”. Një grua i tha: -Po dy o i dërguar i Allahut, sepse mua më kanë vdekur dy fëmijë? Ai tha: “Edhe dy.” [Ahmedi, Buhari dhe Muslimi]

Po ashtu, Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo muslimani të cilit i vdesin tre fëmijë në vegjël, do ta takojnë atë në të tetë dyert e xhenetit që të hyjë nga të dojë.” [Ahmedi dhe Ibnu Maxhah, e ka saktësuar Albani].





 

 

(Visited 39 times, 1 visits today)




Top