Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Varrosja gjallë e fëmijës femër Është shënuar që Abdullah ibn Mugafela r.a. ka treguar: “Isha njëherë me Pejgamberin s.a.v.s. dhe i tregova çfarë kam bërë në kohën e injorancës (para se ta pranoj islamin). I thashë: “I Dërguar i Allahut, ne para islamit e varrosnim fëmijën femër për së gjalli, sepse mendohej që është turp […]
Varrosja gjallë e fëmijës femër Është shënuar që Abdullah ibn Mugafela r.a. ka treguar: “Isha njëherë me Pejgamberin s.a.v.s. dhe i tregova çfarë kam bërë në kohën e injorancës (para se ta pranoj islamin). I thashë: “I Dërguar i Allahut, ne para islamit e varrosnim fëmijën femër për së gjalli, sepse mendohej që është turp […]
Varrosja gjallë e fëmijës femër

Varrosja gjallë e fëmijës femër
Është shënuar që Abdullah ibn Mugafela r.a. ka treguar: “Isha njëherë me Pejgamberin s.a.v.s. dhe i tregova çfarë kam bërë në kohën e injorancës (para se ta pranoj islamin). I thashë: “I Dërguar i Allahut, ne para islamit e varrosnim fëmijën femër për së gjalli, sepse mendohej që është turp nëse i lind dikujt fëmijë femër. Unë njëherë shkova në rrugë të gjatë, ndërsa gruaja ime shtatzënë mbeti në shtëpi…
U ktheva nga ky udhëtim i gjatë pas katër viteve dhe para shtëpisë e pashë një vajzë të vogël, diç më të bukur asnjëherë nuk kisha parë. E pyeta bashkëshorten për këtë vajzë dhe ajo më tha se është vajza jonë. I thashë bashkëshortes ta vesh me rrobat më të bukura vajzën tonë (ishte traditë që vajzës t’ia vishnim rrobat më të bukura para se të varroset), ndërsa gruas i shkoi mendja çfarë kisha ndërmend unë dhe më tha që vajza është emanet që ma ka dhënë Zoti, andaj mos e thyej këtë emanet. Unë i thashë që kam për qëllim ta dërgoj vajzën deri te farefisi për t’ua treguar.
U nisa me vajzën në shkretëtirë dhe u drejtova kah një pus i lënë, ndërsa vajza e lumtur, e hareshme më përqafonte fuqishëm pasi që pas tërë këtyre viteve u takua me babain. Kur arrita te pusi e kapa për këmbë për ta hedhur në pus, por nuk pata zemër, dhe u ktheva. Por, gjatë rrugës mendova çfarë do të thonë njerëzit nëse e lë të jetojë, andaj përsëri u ktheva te pusi për ta hedhur, por përsëri nuk pata zemër ta bëj.
U ktheva për herë të tretë dhe kur desha ta hedh në pus, ajo tha: “O baba, mos e thyej emanetin” – iu kujtuan fjalët e të ëmës, por unë këtë herë e hedha. U ula pranë pusit dhe dëgjoja britmat e saj derisa ngulfatej, gjersa për një moment heshti.
Kur e përfundova tregimin, shikoja Pejgamberin s.a.v.s., ndërsa lotët i shkonin rrëke në fytyrën e tij. Dhe kërkoi Pejgamberi s.a.v.s. që këtë ta përsëris edhe një herë, dhe kur përfundova më tha: “O Abdullah, pasha Allahun, sikur mbi dikë do ta kryeja dënimin e sheriatit për shkak të mëkatit që ka bërë para pranimit të islamit, tani do të dënoja, tani do të urdhëroja të mbysin për këtë veprim të shëmtuar që ke bërë ndaj një krijese të dobët dhe emanetit që ta ka dhënë Allahu i madhërishëm.”
Në këtë tregim të vërtetë shohim si kanë vepruar njerëzit ndaj fëmijëve femër në gadishullin e Arabisë para paraqitjes së islamit. Sot, njerëzit nuk bëjnë këso gjëra, por bëjnë vepra tjera që u sjellin dëm të madh fëmijëve të tyre.
Shumica e prindërve përpiqen që fëmijëve të tyre t’u sigurojnë shtëpi të bukur e komfore, shkollim të mirë dhe punë, mjet transportues luksoz, etj. Natyrisht kjo është për lëvdatë, por shumica e prindërve fëmijët e tyre i lëshojnë në një segment të rëndësishëm të jetës, në edukim.
Dhe shohim shpesh që prindërit kujdesen për fëmiun deri në moshën 16-17 vjeçare, në mënyrë që ata nuk i dëgjojnë më prindërit, dalin nga shtëpia kur të dëshirojnë dhe kthehen kur të dëshirojnë. Disa prej tyre lëshohen pas përdorimit të duhanit, alkoolit, drogës, etj.
Allahu i madhërishëm i ka krijuar njerëzit dhe Ai e di më së miri çfarë është e mirë për ata, andaj nëse njeriu përpiqet të gjejë lumturi dhe kënaqësi në ndonjë mënyrë përveç rrugës së Allahut, i tilli do të përjetojë mossukses dhe do të jetojë me vështirësi në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër do t’i mallkojë prindërit e tij.
Për këtë le të mendojmë për vete dhe fëmijët tanë dhe mos të lejojmë që fëmijët tanë t’i “varrosim të gjallë”, dhe të jemi humbës në këtë dhe botën tjetër.
T’i përkujtojmë fjalët e Allahut e madhërishëm:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…” (Et – Tahrimë, 6)
Në fund i lutemi Allahut të Lartësuar që të jemi prej atyre që përmenden në këtë hadith:
“Njeriu do të qëndrojë para Allahut në ditën e Gjykimit dhe do të shikojë nga ana e djathtë dhe e majtë e tij dhe do të sheh shumë vepra të mira, të mëdha sa kodrat dhe njeriu do të thotë: “Kjo nuk është e imja, këtë nuk e kam bërë unë”, por do t’i thuhet: “Po, këto vepra të takojnë ty, sepse pas vetes ke lënë fëmijë të edukuar dhe të hajrit, i cili ka bërë vepra të mira dhe është lutur për ty, andaj ti tani ke pjesë në këtë.” (Hadithin e shënon Taberaniu)
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
February 15, 2016 / By M.I E thene para 14 shekujsh e vertetuar sot
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
February 8, 2016 / By M.I Thuaj “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë
February 6, 2016 / By M.I Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
January 27, 2016 / By M.I MERR MËSIME NGA AJO QË E SHEH
January 27, 2016 / By M.I Pijet me sheqer
January 27, 2016 / By M.I Gjeniu nga sfera e medicinës në Spanjën myslimane
January 27, 2016 / By M.I Rreziku i pirjes së alkoolit dhe narkotikëve
January 27, 2016 / By M.I Epilepsia organike dhe shpirtërore
January 28, 2016 / By M.I Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm disa përzierje frutash
January 28, 2016 / By M.I 8 dobitë kryesore të mjaltit
January 28, 2016 / By M.I Fëmijët dallohen me shtatë cilësi
January 29, 2016 / By M.I Bamje perime e dobishme
January 29, 2016 / By M.I Në rast të infarktit i keni vetëm 10 sekonda ta shpëtoni veten!