Sexta-feira, 3/7/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vajza do t’ua mbajë dorën vetëm pёr një kohë të shkurtër, por do t’ua mbajë zemrën për tërё jetën

Vajza do t’ua mbajë dorën vetëm pёr një kohë të shkurtër, por do t’ua mbajë zemrën për tërё jetën

Vajza do t’ua mbajë dorën vetëm pёr një kohë të shkurtër, por do t’ua mbajë zemrën për tërё jetën

Në ditën e parë të martesës, gruaja dhe burri u dakorduan qё të mos ia hapin derën asnjё vizitori!
Po atë ditë, prindërit e burrit erdhёn për ta vizituar ҫiftin e porsamartuar dhe trokitёn në derë. Nё ҫast, burri dhe gruaja filluan ta shikonin njëri-tjetrin. Burri dёshironte ta hapte derën, por pasi kishin lidhur një marrëveshje, ai nuk e hapi dot, dhe kështu prindërit e tij u larguan. Pas një kohe, po në të njëjtën ditë, prindërit e gruas u erdhёn nё vizitё. Gruaja dhe burri pёrsёri filluan ta shikonin njëri-tjetrin dhe edhe pse kishin lidhur një marrëveshje, gruaja me lot në sy pëshpëriti: “Nuk mund t’ua bëj këtë prindërve tё mi” dhe ua hapi derën.
Burri nuk i tha gjë. Vitet kaluan dhe ata i begatoi Allahu me dy djem. Më pas u lindi edhe fëmija i tretë e cila ishte vajzë. Babai e pёrgatiti një gosti shumë të madhe për nder tё lindjes sё vajzës dhe i ftoi të gjithë tё afёrmit. Më vonë atë natë, gruaja e pyeti se cila ishte arsyeja për një festë tё tillё tё madhe për lindjen e vajzёs, pёrderisa nuk e kishin bërë tё njёjtёn edhe për dy vëllezërit e saj!
Burri u përgjigj thjesht: “Sepse ajo është personi që do ta hapë derën për mua!”
Vajzat janë kaq të veçanta… Vajza do t’ua mbajë dorën vetëm pёr një kohë të shkurtër, por do t’ua mbajë zemrën për tërё jetën.

Pёrkthim

(Visited 129 times, 1 visits today)
Top