Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i ullirit si ilaç dhe ushqim



Vaji i ullirit si ilaç dhe ushqim

Ulliri është pa dyshim një bimë mjekësore e mrekullueshme. Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, temsionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.
Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishën kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.
Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)
Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.” Pejgamberi s.a.u.s këshillon pirjen e vajit të ullirit nga të sëmurët me pneoumoni. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegjeve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.
Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatien me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegje të lëkurës, duke ndhuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.
Nese vaji i ullirt i fryhet leximi i ajteve te magjise dhe syrit dhe me te lyhesh dhe pi nga luge ne dite sherben edhe per sherimin e ketyre te fundit.E mire eshte qe vajit ti kendohen dhe keto ajete kuranore.
Betohet Allahu.
Sure Tin :1. Pasha fikun dhe ullirin!
Nur :35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.





(Visited 24 times, 1 visits today)




Top