Quarta-feira’, 22/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit

Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
vaji i ullirit kanceri
Shkencetaret ne Shtetet e Bashkuara mund te kene zbuluar se dieta mesdhetare ku perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten Analet e Onkologjise thone se acidi oleik qe gjendet ne vajin e ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e semundjes. Studimet e meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje diete me me pak kalori. Megjithate grate qe ushqehen me vaj ulliri duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit.
Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te shohin nese teoria e tyre provohet gjate eksperimenteve me kaviet

Ibn Omeri transmeton hadithin e njohur: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përftohet nga druri i bekuar”
Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe (krijuam) drunjësh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajra dhe mëlmësa për ngrënësit.” (Mu’minun, 20)
Nga Alkame ibn Amir na vjen hadithi vijues: “Çdo lloj ulliri është për ju, prandaj lyhuni me vaj ulliri, pini se vaji i ullirit ndihmon ata që kanë probleme me hemorroide.”