Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i sherbelës



Vaji i sherbelës

Vaji i sherbelës

Sherbela rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota, nga zona e ulët e deri në atë subalpine. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 për qind, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Vaji esencial përbëhet nga 40-47 për qind tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Në gjethe janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lënda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzimë.





Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për pakësimin e djersës. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët një deri tre gramë në ditë, në formë infuzi katër lugë kafeje. Ndërsa çaji i përftuar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherbelës mjekësore mund të përfitohet para lulëzimit të saj.

(Visited 4 times, 1 visits today)