Segunda-feira, 22/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i Mentes – Më poshte është një listë e hartuar me përdorime te vajit te Mentes!



Vaji i Mentes – Më poshte është një listë e hartuar me përdorime te vajit te Mentes!

Vaji i Mentes

Vaji i Mentes është një nga vajrat esencial më të perdorur sot. Më poshte është një listë e hartuar me përdorime te vajit te Mentes! Mbani një kopje të kësaj liste pranë koleksionit tuaj të vajrave esenciale. Nëse nuk keni provuar vajrat esenciale ende, filloni me vajin e Mentes.

– Përdorni 1 pikë vaj Mente në një gotë me ujë të nxehtë në vend të çajit. 1 pikë është e barabartë me 24 qese të çajit të Mentes!
– Thithni vajin e Mentes, te cilin e keni vendosur ne shuplakat e duarve tuaja për të lehtesuar simptomat e vjelljes.
– Ferkoni me 1-2 pika vaj Mente barkun për të lehtesuar shtërngimet e stomakut.
– Kombinoni 3-4 pika vaj Mente me ujë në një shishe spray dhe lagni pjesen e prapme të qafës tuaj, ne nje dite te nxehte për një efekt freskues.
– Lëreni aspirinën tuaj në shtëpi. Vaji i Mentes ndihmon per dhimbjet e kokes dhe migrenes!
– Keni ndrydhur këmbën tuaj? Një pikë apo dy vaj Mente do t’i mbajë dhimbjet larg.
– Nenat mund të shtojne 1-2 vaj Mente në shampon e fëmijës suaj; kjo do t’i mbrojë ata nga parazitet e kokes!
– Zbokth? Përdorin disa pika vaj mente në kokës tuaj!
– Sinusiti, astma, bronkit, kollë dhe të ftohtë mund të trajtohen me vaj Mente.
– Përdorni vaj Mente per të freskuar aromen e frymës tuaj!

– 1-2 pika me vaj Mente vendoseni në një leckë të ftohtë të lagur, përdoreni mbi kapaket e syve qe të reduktojë nivelit e stresit tuaj.
– Përzieni vaj Mente me ujë për të parandaluar milingonat dhe brumbujt.
– Duhet të përqëndroheni? Thithni vaj Mente nga shuplakat tuaja ose përdorni një diffuser!
– Dhimbje nga artriti? Përdorni një pike vaj Mente në nyjet qe dhembin.
– Mbani vaj Mente në makinë për të qëndruar vigjilent.
– Përdorni vaj Mente të kokës tuaj për të rregulluar PH, për të luftuar të dyja lëkurën e thatë dhe flokët e yndyrshem!





– Mësuesit, përhapin me spray në klasë gjatë testeve për të ndihmuar studentët të kenë vëmendje dhe përqendrim.
– Perzieni Mente me Livande për të larguar mushkonjat nga foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
– Masazhoni me pak vaj Mente qafën ku jane muskujt e lënduar rreth 10 minuta dhe ajo do të relaksohet!
– Përdoreni në një kompresë për hemorroide.
– Një pike vaj Mente e përdorur pas nxjerrjes së dhëmbit ndihmon me dhimbjen dhe ënjtjen.
– Masazho me 2-3 pika vaj Mente pjesën mbi gjoks për të larguar bllokimet e sinusit, mushkërive dhe rikthimin e nje frymëmarrje normale.
– Thith 5-10 herë në ditë vaj Mente për të frenuar oreksin.
– Fërkoni me 1-2 pika vaj Mente këmbët për te larguar lodhjen prej tyre.
– Vaji i Mentes mund të ndihmojë në uljen e infeksioneve fungale.

Perktheu: Anila Mirdita

(Visited 38 times, 1 visits today)




Top