Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël



Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël

Ai nxirret nga farat e kajsisë së ëmbël, të cilat pas larjes dhe tharjes së tyre shtrydhen të ngrira pa pësuar asnjë ndryshim në strukturën e tyre kimike dhe me qëllim për të siguruar një efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor.

Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël përbëhet nga vajra të ndryshëm ushqyes, një element ekuivalent me karotinën dhe acidet e pangopura (alfahidroksinën acidike), lipoaminoacidet, një grup vitaminash ndër më to të rëndësishmet janë A,B,C,E,F, ne vecanti vitaminen B17 e cila rekuperon (sheron) qelizat e semura (te demtuara) dhe ben te vetvriten qelizat e parekuperueshme (kanceroze),pra eshte nje armik shume i fuqishem ndaj cdo kanceri, dhe perbehet nga një grup mineralesh si: fosfor, hekur, magnez, mangan, fluor, bromine dhe kobalt.

Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël ka ngjashmëri me vajin e bajames në shumë prej veçorive të tyre, duke dalluar prej tij në disa përbërës të veçantë dhe ndryshon nga vaji i kajsisë së hidhur, i cili përmban acid cianidrik që është lëndë helmuese dhe duhet pasur kujdes.

Dobitë dhe indikimet:





Përdoret si maskë për pastrimin dhe zbardhjen e lëkurës së fytyrës: acidet e pangopura (frutore) veprojnë në zhvokshjen dhe rigjenerimin e qelizave sipërfaqësore të lëkurës duke i dhënë asaj freski e butësi, si dhe kanë efekt në zbardhjen e lëkurës së errët.
Përdoret si zbutës për lëkurën e fytyrës: Vepron pozitivisht në forcimin, tërheqjen dhe gjallërimin e lëkurës, gjallëron dhe ushqen nervat e fytyrës dhe mbron qelizat histike të lëkurës së fytyrës.
Ndihmon në luftimin e rrudhave të fytyrës ri rezultat i përmbajtjes së tij të antioksidantëve natyralë (vitaminat A,C,E,F) dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga efektet e dëmshme të thërrmijave të mbetura nga bërthamat qelizore.
Përdoret për gratë shtatzëna ose pas periudhës së shtatzënisë për luftimin e rrudhave të cilat shfaqen në zonën e barkut, siç gjen përdorim gjithashtu për të çarat që krijohen në gjoksin e femrës gjatë periudhës së ushqyerjes me gji. Është i përshtatshëm për përdorim edhe për lëkurat e ndjeshme ku bën pjesë edhe lëkura e të miturve.
Përdorimi i tij është është i dobishëm edhe në trajtimin e lëkurës së dobësuar e cila ka humbur shkëlqimin e saj. Vaji e ushqen, e forcon dhe e pastron lëkurën e dobësuar për shkak të moshës.
U vjen në ndihmë, përmes përdorimit të brendshëm, atyre personave të cilët kanë ngarkesë të madhe mendore në punë etj.
Përdoret për mjekimin e rrathëve të zinj që krijohen rreth syve: një lugë vaj mendre i shoqëruar me dy lugë vaj të bërthamës së kajsisë ose një përzierje e vajit të kamomilit me vajin e bërthamës së kajsisë.
Përdoret për mjekimin e puçrrave: me një lugë vaj rozmarine + një lugë vaj manxurani + dy lugë vaj të bërthamës së kajsisë lyhet vendi i puçrrave, deri në zhdukjen e tyre të plotë.

Ruhet në temperaturën 15° C
Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

(Visited 1 times, 1 visits today)