Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Vaj rigoni

Vaj rigoni

vaj rigoni
Origanum majorana -oil (vaj rigoni)

Shkencëtarët amerikanë kanë kryer një studim i cili ka konstatuar se kompozimet e vajit të rigonit mund të jenë efektive në shkatërrimin e norovirusit.
Studimi është kryer në formën e norovirusit tek minjtë. Studiuesit kanë zbuluar se rigoni mund ta shkatërrojë shtresën e proteinës që rrethon dhe mbron neorovirusin.
Kompozimi që e shkatërron norovirusin quhet karvakrol. Ai gjithashtu ia jep erën dhe shijen e veçantë vajit të rigonit.
Përmes shkatërrimit të shtresës mbrojtëse së norovirusit, rigoni ia mundëson kompozimeve të tjera antivirale që të hyjnë në virus dhe ta shkatërrojnë atë.
“Hulumtimin duhet ta vazhdojmë, por është e qartë se karvakroli i sulmon viruset në mënyrë unike”, tha studiuesja kryesore dr. Kelly Brigt.
Shkencëtarët, gjetja e të cilëve është publikuar në revistën “Applied Microbilogy”, theksojnë se rezultatet e hulumtimit nuk janë mjaft të besueshme, por gjithashtu thanë se kanë në plan t’i vazhdojnë hulumtimet që të dalin me rezultate konkrete.
Norovirusi shkakton shfaqjen e gastroenteritit, ndërsa disa nga simptomat janë të përzierat, të vjellat, diarreja, ethet dhe dhimbjet e barkut.
Ai është shumë ngjitës dhe mund të transmetohet përmes pikëzave në ajër, duke përdorur të njëjtat enë apo rroba, ndërsa sëmundja zakonisht zgjatë disa ditë.
Aktualisht nuk ekziston ndonjë vaksinë apo ilaç për norovirusin, prandaj ky studim është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një vaksine potenciale.