Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Vaj JOJOBA – Ky vaj largon rrudhat, shëron lëkurën …

Vaj JOJOBA – Ky vaj largon rrudhat, shëron lëkurën …

Vaj JOJOBA

Ky vaj largon rrudhat, shëron lëkurën (ekzemën, rosacea). Ndihmon në balancimin e lëkurës, forcon qerpikët, ushqen flokët, si dhe ka shumë përparësi të tjera.
Duke e përdorur vazhdimisht, ju mund të shihni rezultate reale pas vetëm disa ditëve.
Lëkura e fytyres terhiqet/lifting, linjat e shprehjes janë zbutur, qerpikët dhe flokët duken të trashë dhe të ushqyer.
E rëndësishme në zbatimin e vajrave është: mos harroni të lagni zonën që do të trajtohet me vaj, me qëllim që të lehtësoni absorbimin dhe aktivizimin e përfitimeve tipike e këtij vaji. Vaji duhet përdorur në sasi të vogla!
Një përdorim që mund të bëhet me këtë vaj është, scrub për buzët kur kombinohet me sheqer, ose scrub për trupin kur kombinohet me kripë.
Mund të jetë efekas për të hequr make-up e syve, nëse vihet në një top pambuku me pak ujë.

Mund të shtoni disa pika të vajit Jojoba ne kremin ditor për të shtuar hidratimin e lëkurës.
Ky është një vaj që nuk kërkon mirëmbajtje të veçantë, nuk ka erë dhe përthithet shumë lehtë nga lëkura.

(Visited 197 times, 1 visits today)
Top