Quarta-feira’, 22/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uthulla e mollës ndihmon të hiqni qafe dhimbjen e kokës, ja se si



Uthulla e mollës ndihmon të hiqni qafe dhimbjen e kokës, ja se si

Uthulla e mollës ka një gamë përfitimesh shëndetësore të provuara, duke përfshirë humbjen e peshës, luftimin e diabetit dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, por duke e shtuar atë në pije mund të jetë gjithashtu një kurë natyrale për të hequr qafe dhimbjen e kokës. Uthulla e e mollës ka mjaft kalium, i cili potencialisht mund të ndihmojë në parandalimin e migrenës. Mendohet se thithja e avullit të uthullës së mollës mund të ndihmojë gjithashtu në dhimbje koke nga sinuziti

Krijimi i një pije, kompresa të ftohta ose një avull janë tre opsione.
Uthull molle dhe mjaltë. Një përzierje e një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë çaji mjalti në një gotë me ujë ka përfitime të tretjes.
Uthull musht molle në një kompres të ftohtë. Merrni një napë të pastër, zhyteni në uthull e molle për disa minuta, shtrydheni dhe ngjesheni në ball. Kjo ndihmon për të zbutur dhimbjen.

Të thithësh në avull uthull molle mund të ndihmojë në lehtësimin nga infeksionet e sinusit dhe dhimbjet e kokës që shkaktojnë. Përpiquni të përzierni një çerek filxhani uthull mole me dy gota ujë, ngrohni përzierjen derisa të vlojë, pastaj thitheni avullin për rreth tre minuta.





Burimi: Express
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 37 times, 1 visits today)




Top