Quarta-feira’, 28/7/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uthulla dhe mjalti

Uthulla dhe mjalti

Uthulla e mollës

I ankohet tregtari dijetarit:

– Unë shes mjaltë, por nuk kam myshteri, kurse tjetri shet uthull, dhe nuk di ka t’ia mbaj nga myshterinjtë! Si i thua ti kësaj? Sadoqë vras mendjen, s’i jap dot kuptim!”
– Kjo nuk është aspak vështirë për ta kuptuar! – Iu përgjigj dijetari.
– Dora jote shet mjaltë, kurse fytyra të shet uthull. Ndërsa dora e tij shet uthull, kurse fytyra i shet mjaltë! Pa shikoje njëherë, fytyra e tij shpërndan buzëqeshje dhe mjaltë!”

(Visited 94 times, 1 visits today)
Top