Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

USHTRIA, PËR HAJR!

USHTRIA, PËR HAJR!

USHTRIA, PËR HAJR!

Gjithmonë kemi dëshiruar ti kemi tonat. Kjo ngase ato të huajat na keqtrajtuan, nuk ua pamë hajrin. Zullumi, duke u trashur, i bënte kosovarët më të gatshëm që të kenë një formacion që do ti mbronte nga rreziku. Kështu, shumë natyrshëm lindi UÇK-ja, ajo faqja më e lavdishme e historisë bashkëkohore shqiptare. Me gjithë mundësitë modeste përballë një armiku shumë të fuqishëm, ngadhënjeu shpirti, dëshira për tu liruar, e drejta për të jetuar dinjitetshëm, fitoi e vërteta. Maikineria vrastare e Serbisë u tërhoq nga Kosova pakthim.
Pastaj ndodhën zhvillimet, transformimet e UÇK-së dhe pritja e kosovarëve që shtetësia të plotësohet edhe me Forcat e Armatosura. Dhe ja që ndodhi sot, falënderimi i qoftë Zotit. Qoftë i paharrueshëm kujtimi i mirë për gjithë ata që vepruan, luftuan, u sakrifikuan dhe dhanë të shtrenjtën për të mirën e këtij vendi!

Të dashur bashkëkombas, të shtrenjtë qytetarë të Republikës së Kosovës:

USHTRIA është sinonim i disciplinës, përpjekjes së palodhshme, gatishërisë për sakrificë vetëm e vetëm që ky vend të jetë i sigurt dhe të ecë përpara. Çdonjëri nga ne lakmon të ketë hise në lavdinë e dëshmorëve dhe heronjëve të këtij vendi. Këtë mund ta arrijmë duke u bërë të zellshëm, duke e ruajtur atë që na e dha Zoti e na e lanë në emanet brezat, lirinë, sigurinë e mirëqenien e këtij atdheu. Le të veprojmë për të mirën e përgjithshme, ta duam bendin, ta ruajmë atë, të punojmë për ta zhvilluar. E gjithë kjo arrihet me zell, vullnet, disciplinë dhe gatishmëri për ti dhënë përparësi të përgjithshmes para personales.

I dashur i ri i Kosovës:

Bëhu edhe ti ushtar i Kosovës, ushtar i lirisë i cili me laps, me entuziazmin e të riut, me mësim e sjellje të mirë, të bëhesh pjesë e varganit të heronjve patriotë, atdhedashës që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Bëhu heroi i lirisë dhe i paqes.

Për hajr, vendi im, Ushtria e Kosovës.
Allahu e bekoftë këtë vend e na bëftë prore ushtarë të tij, heronj të paqes e mirëqenies.

Urime!

Mitrovicë,
14.12.2018
E xhuma, 10:33 paradite

 

 

(Visited 10 times, 1 visits today)
Top