Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

USHTRIA E SULLTANIT …

USHTRIA E SULLTANIT …

USHTRIA E SULLTANIT …

Ishte viti 1516, ushtria e muslimaneve ne krye me sulltan Selimin e pare, po kalonte neper kopshtet e bukura te Egjiptit.
Pas disa ditëve duhej te kalonin me dite te tera shkretëtirën e Sinas, ku vështire qe mundej ndonjë ushtri me e kaluar, por ishte ndihma e Allahut qe u ndihmoj ne kalimin e kësaj veshtërërsie te madhe.
Kur dielli ua përvëlonte kokat ushtareve dhe Sulltanit, papritmas, Sulltani kërkon nga rojet e veta një molle, portokall, apo ndonjë frutë tjetër qe t’ja lagte fytin e thare nga zalli i nxehte shkretinor.
Rojet kërkojnë,por nuk gjejnë asnjë frutë, e i thonë sulltanit:” na vjen keq,por nuk kemi mare me vete,te na kishit treguar kur kaluam nga ato kopshte plot me fruta ,ndoshta do te kishim blere…”
Sulltani insiston dhe thotë te kërkohet tek ushtria ndoshta ndonjë ushtar e ka një frutë me vete!
Përhapet lajmi ne mes ushtareve, fillojnë t’i kontrollojnë çantat një nga një, mos ndoshta e gjejnë tek ndonjë ushtare ndonjë frutë….por, me kot kërkonin. Asnjë ushtare nuk kishte mare fruta me vete ne këtë rruge te gjate dhe te mundimshme shkretinore, përkundër asaj se me dite kishin parakaluar neper plantazhe te pemëve.
Shkojnë rojet dhe i tregojnë Sulltanit se edhe pse i kontrolluam një nga një ushtaret, tek asnjeri nuk gjetëm asnjë frutë!
Kur e merr këtë lajm Sulltani, i bie ne sexhde dhe e falënderon Allahun dhe u thotë vezirëve te vete:” Nëse një frutë do t’a gjenim tek ushtaret tone, do te ktheheshim,se fitorja nuk vjen nga një ushtri zullumqare!”

Subhanallah,e këtillë ishte ushtria e muslimaneve te pare, prandaj Allahu ua nënshtroi tokat dhe i beri sundimtar te saj, qe te sundonin me drejtësi.
Kur, ushtaret te jene te drejte edhe udhëheqësit do t’i kenë te drejte. Allahu na udhëzoftë!

(Visited 40 times, 1 visits today)
Top