Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

USHQIMI I MENGJESIT

USHQIMI I MENGJESIT

USHQIMI I MENGJESIT

Vakti me i rendesishem i ushqimit eshte ai i mengjesit. Ushqimet qe konsumojme ne mengjes kane nje ndikim te madh ne aktivitetet qe do te bejme gjate dites. Nese nuk hajme mengjes dita mund te na kaloje e lodhshme, me dhembje koke, mungese perqendrimi dhe nervozizem.
Ne mengjes nevojen e trupit per proteina mund ta plotesojme duke konsumuar veze, qumesht, djathe, kos, domate etj. Sipas moshes konsumimi i 50-100 gram djathe ploteson nevojat e trupit per proteina.
Femijet qe jane ne zhvillim e siper duhet te konsumojne patjeter qumesht ne mengjes. Femijet qe nuk e pelqejne qumeshtin duhet te konsummojne kos dhe djathe.
Ndersa, nevoja ditore per vitamina dhe minerale plotesohet duke konsumuar fruta, perime ose lengje natyrale frutash.
Ushqimi i mengjesit duhet ngrene heret sepse ka me shume efekt per trupin dhe shendetin. Nje dijetar e ka keshilluar vazhdimisht djalin e tij, qe te mos dal nga shtepia pa ngrene mengjes sepse mund te jete shkak i nervozitetit.
Imam Gazaliu ka thene: ” Ai qe do te qendroje i ri dhe i forte, le te haje mengjes heret. “

(Visited 65 times, 1 visits today)
Top