Domingo, 15/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimi gjatë shtatzanisë

Ushqimi gjatë shtatzanisë

Ushqimi gjatë shtatzanisë1Mire eshte te kryhet nje vleresim i menyres se ushqyerjes se gruas para shtatzanise per te identifikuar ndonje mangesi te mundshme ne nutriente dhe per ti plotesuar ato.
Keshillimi dietetik eshte mire te merret nga nje dietolog profesionist per te siguruar nje menu te balancuar mire, sidomos per grate qe kane shtatzani me rrezikshmeri te larte.
Duke ngrene te pakten 3 racione bulmet ne dite, 5 racione fruta dhe zarzavate, 6 racione brume dhe drithra me integrale dhe 2 racione mish – peshk dhe nenprodukte te tyre, ofrohen pothuajse te gjithe nutrientet e nevojitur ne shtatzani.
Nje kujdes i vecante duhet ti kushtohet konsumit te mjaftueshem te ujit dhe fibrave bimore per te evituar konstipacionin. Uje i mjaftueshem konsiderohet nga 8 – 12 gota ne dite uje, qumesht, lengje frutash dhe zarzavatesh si dhe supat e ujshme. Nje menu i pasur ne brumra dhe drithra me integrale si dhe ne fasule, fruta dhe zarzavate mund te jape sasine e mjaftueshme te fibrave.

Kalorite
Rekomandimet e sotme per grate shtatzane, gjate simestrit te 2te dhe te 3te jane 200 – 300kalori ne dite me shume se kalorite qe merrte para shtatzanise.
Energjia e nevojitur per te siguruar nje shtim optimal ne peshe varion nga personi ne person sipas madhesise se trupit te gruas dhe nivelit te aktivitetit te saj fizik

Alkooli
Alkooli pengon furnizimin me oksigjen te embrionit nepermjet kordonit. Gjithashtu ul prodhimin e qelizave dhe shkakton anomali ne qelizat e prodhuara. Kercenon embrionin me deformime serioze te trurit, ulje te ritmit te rritjes, vonese mendore, deformim te karakteristikave te fytyres dhe probleme ne shikim.

Kafeina
Nese nena konsumon kafe duhet ta bej ate me mase pasi studime ne kafshe kane treguar se mbikonsum i kafeines mund te shkaktoje anomal, ulje te rritjes, peshe trupore te ulet te trupit, melcise dhe trurit te embrionit.

Sakharina dhe aspartame
Sakharina dhe aspartame jane 2 substanca qe perdoren si “sheqer dietetic” pasi kane embelsi ne shume pak kalori. Sakharina eshte pare te kete veti kancerogjene ne minj porn e njerez nuk ka studime qe te provojne kete fakt. E megjithate per keto te dhena mire eshte te evitohet si mase parandaluese. Kurse konsumi i aspartamit duket te jete i sigurt dhe pa efekte te demshme.

Nutriente te rendesishem
Meqenese absorbimi i kalciumit nga organizmi eshte shume i favorzuar gjate shtatzanise, nuk rekomandohet konsumi i kalciumit ne sasi me te medha sesa perpara shtatzanise. Nevojat ne calcium si per nje grua shtatzane si dhe jo shtatzane eshte 1300mg/dite per adoleshente dhe 1000mg/diteper adulte te cilat arrihen me konsumin e 3 – 4 racioneve bulmet ne dite. Zarzavatet me ngjyre jeshile te erret (si spinaqi, brokoli etj), fasulet, peshku me hala, bajamet, jane nje burim i pasur i kalciumit. Duhet nje keshillim me specific per grate qe nuk marrin sasine e duhur te kalciumit nepermjet ushqimit te tyre. Proteinat –nga qumeshti, mishi, peshku, pula dhe fasulet ne pergjithesi merren mjaftueshem nga ushqimi yne i perditshem. Gjate shtatzanise nevojat ne proteina mund te rriten vetem 10- 15gr/dite qe sigurohen nga 1 gote qumesht dhe 1 kokerr veze me shume ose nga 60gr djathe ose mish etj. Proteinat pluhur jane krejtesisht te panevojshme dhe ndoshte dhe te demshme.

Acidi folik
Grate qe perpiqen per nje shtatzani ose jane shtatzane duhet te konsumojne 600mikrograme/dite acid folik nga ushqime si dhe suplemente per te parandaluar difekte te tubit neural te fetusit. Kjo sasi eshte 200mikrograme me shume sesa per grate jo shtatzane. Ushqime te pasura ne acid folik jane disa fruta dhe zarzavate si brokoli, spinaqi, portokallet, dardhat), fasulet, drithrat me integrale, dhe ato te pasuruara me acid folik.

Hekuri
Rekomandimet per hekurin dyfishohen gjate shtatzanise nga 15 ne 30mg/dite. Meqenese kjo sasi hekuri zakonisht nuk arrihet te merret nga ushqimi i zakonshem, gjate tremujorit te dyte dhe te trete keshillohet nje doze e ulet suplementi (30mg) e cila nuk perben asnje kercenim per nenen dhe beben. 30mg/dite eshte nje doze e cila minimalizon reaksionet nderlidhese te padeshiruara ndermjet 2 nutrienteve, absorbimi eshte optimal dhe efektet anesore ne stomak dhe zorre nuk verehen ashtu sikurse shfaqen ne doza me te medha.

Suplemente
Te marrit rutine e suplementeve vitamina/minerale per te gjitha grate shtatzane nuk mbeshtet si pak vite me pare. Hekuri dhe acidi folik jane te vetmit nutriente per te cilet ekziston literature e mjaftueshme qe sygjeron konsumin e tyre gjate shtatzanise.

Suplementet “prenatale” rekomandohen per gra te cilat nuk marrin nje ushqim te balancuar dhe te mjaftueshem, kane me shume se 1 fetuse, pine cigare, ose abuzojne me alkol dhe substanca te tjera.

Suplemente bimore nuk rekomandohen gjate shtatzanise. Disa cajra bimore mund akoma dhe te demtojne fetusin, te provokojne lindje te parakohshme ose te pengojne aktivitetin e disa ilaceve, vitaminave apo mineraleve te duhura.

Marrja e suplementeve pa udhezimin e profesionisteve (mjekut apo dietologut) duhet te evitohet. Marrja e tepruar e suplementeve mund te shkaktoje lidhje te padeshiruara mes nutrienteve dhe te pengoje absorbimin e disa shume te rendesishmeve.

Nenat vegjetarjane mund te kene nevoje per supplement vitamine D dhe B12.

Aktiviteti fizik
Nje aktivitet sistematik fizik eshte i dobishem jo vetem per nenen dhe beben por mund te ndihmoje dhe parandalimin e nje shtimi te tepruar ne peshe si dhe mund te evitoje shume nga diskomfortet qe krijon shtatzania si konstipacionin, mbajtjen e lengjeve dhe lodhjen. Nje objektiv i mire per shumicen e grave shtatzane eshte nje ecje me intensitet mesatar per 30min shumicen e diteve te javes. Aktivitete si ecja, noti, aerobia me intensitet te ulet dhe bicikleta statike konsiderohen te sigurta dhe adapte per gruan shtatzane.

Mënyra e ushqimit dhe tradita e të ushqyerit, ka ndikim shumë me tepër në shëndetin tonë se sa është menduar më parë, e kjo sidomos është më e shprehur gjatë shtatzënisë.

Në shtatzëni vlejnë gati të njëjtat rregulla për ushqimin dhe mënyrën e të ushqyerit si edhe jashtë shtatzënisë.

  • Ushqim me shumë vlerë dhe i shumëllojshëm
  • Ushqim i pasur me vitamina dhe minerale
  • Sheqer dhe yndyra në sasi sa më të vogla
  • Te kursehet kripa e kuzhinës
  • Prodhimet nga drithërat të pa përpunuar (kokrra e tërë) çdo ditë
  • Të mos konsumohet duhan.

Gjatë shtatzënisë duhet pasur kujdes në këto këshilla:

  • Marrja e lëngjeve ne sasi të mjaftuara
  • Jo mish të freskët (rrezik të infektoheni me toksoplazmozë)
  • Mos përdorni qumësht të pa zier-përpunuar termikisht si dhe prodhime nga qumështi i pa zier, (rrezik të infektoheni me listeriozë).

Gjatë shtatzënisë kërkesat për kalori dhe materie ushqimore shumë pak shtohen. Nga muaji i 4-të i shtatzënisë duhet të merren gjithsejtë 200-300 kalori shtesë në ditë, krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Sasia e gjithmbarshme e materieve ushqyese nuk duhet të shtohet, e sidomos jo sipas thash e thënave të merret ushqim sa për dy. Përparësi duhet dhënë prodhimeve ushqimore të cilat janë të varfra me kalori, ndërsa të pasura me vitamina dhe materie minerale (perime, pemë, patate, ushqime me drithëra me kokrra të pa përpunuara-të tëra, peshk, prodhime qumështi). Shtimi i lejuar i peshës trupore duhet të sillet nga 11-15 kg.

është shumë me rëndësi shpërndarja në mënyrë të barabartë e marrjes së shujtave. Duhet që të largoheni nga mos marrja e ushqimit në periudha të gjata gjatë ditës. Hani mëngjes mirë! Mos harroni qe te merrni sasi të vogla të ushqimit edhe në mes shujtave kryesore (mëngjesit dhe drekës)! Për të plotësuar me siguri nevojat ditore me materie ushqimore, është kusht që të merret një shujtë ditore e nxehtë me patate, perime, sallatë, dhe copëza mishi ose peshku.

  • Me përdorimin e kripës së kuzhinës të jodizuar, ju bëni prevenimin e mungesës së jodit. Marrja në sasi të mjaftuara të jodit, ndihmohet dhe sigurohet edhe gjatë marrjes së ushqimeve me qumësht dhe peshk.
  • Me marrjen e ushqimeve nga drithërat, pemët si dhe perimet te cilët nuk janë përpunuar-nuk u është larguar korja-lëvozhga, ju ndihmoni në parandalimin e obstipacionit (zbrazja rrallë e zorrës së trash), që është një dukuri e shpeshtë gjatë shtatzënisë.
  • Sasia e pirjes së lëngjeve duhet të jetë në rreth 1-1.5 litër brenda 24 orëve. Ka veprim të mirë pirja e ujit mineral si dhe çajet e pemëve dhe bimëve, zakonisht pa sheqer ose me shumë pak sheqer. Mos përdorni kafe dhe çaj shumë të fort, koka kola, fanta e të ngjashme.
(Visited 190 times, 1 visits today)
Top