Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ushqimet për mëlçi të shëndetshme

Ushqimet për mëlçi të shëndetshme

12036663_680707298695558_3706378263396750145_n
Përfshini këto pesë ushqime në dietën e përditshme dhe do ta përmirësoni shëndetin e mëlçisë, sikurse edhe shëndetin e përgjithshëm.

Mëlçia kujdeset për shëndetin tuaj. Është organi më i madh gjëndëror në trup dhe ndihmon që trupi të pastrohet nga toksinat. Shumë njerëz e trajtojnë gabimisht mëlçinë me dieta dhe vendime jetësore të varfra, dhe mëlçia përgjigjet duke e bërë atë që di më së miri. Por nëse e maltretojmë dhe e lodhim vazhdimisht mëlçinë, gjendja jonë shëndetësore shpejt do të shkatërrohet.

Trajtojeni këtë organ si duhet. Mëlçia na mban në jetë, duke marrë 1,5 litra gjak në minutë. Ajo gjithashtu e prodhon bilën, që është thelbësore për tretjen e yndyrës.

Ajo është përgjegjëse për pastrimin e gjakut nga substancat e dëmshme, si droga apo alkooli, por edhe ilaçet. Përveç kësaj, ajo ruan vitaminat, hekurin, glukozën, e konverton sheqerin e ruajtur në të dobishëm kur reduktohet niveli i glukozës, shpërbën hemoglobinën, insulinën dhe hormonet, duke e nxitur metabolizmin dhe shkatërron rruazat e vjetra të kuqe të gjakut. Funksionet e saj janë të shumta, dhe është shumë e rëndësishme që dieta juaj ta ndihmojë punën e saj.

1. Qepa. – Kësaj perime nuk i duhet shumë kohë që t’i largojë toksinat nga mëlçia. Komponentët e squfurit në qepë i aktivizojnë enzimat e mëlçisë për t’i mënjanuar toksinat. Qepët gjithashtu përmbajnë allicinë dhe selen të cilat veprojnë si barriera kundër toksinave.

2. Limoni. – Limoni është i mbushur me vitaminë C, gjë që ia mundëson trupit t’i largojë toksinat. Limoni e ul kolesterinën në mëlçi në mënyrë aktive. Filloni në mëngjes me një gotë ujë dhe lëng nga gjysmë limoni i shtrydhur. Kjo do ta përshpejtojë dhe nxitë detoksifikimin e mëlçisë.

3. Perimet e familjes së lakrave. – Këto perime përfshijnë brokolin dhe lulelakrën. Me konsumimin e këtyre perimeve, sasia e glukosinolateve në trup rritet. Këta komponentë ndihmojnë në aktivizimin e enzimave në mëlçi dhe në mënjanimin e toksinave.

4. Shafrani. – Shafrani është miku më i mirë i detoksifikimit. Vetitë e tij mjekësore përdoren prej qysh para 4000 vjetësh dhe madje si ngjyra, ushqim, dhe edhe në disa ceremoni fetare. Ai ka efekte antiinflamatore dhe është i dobishëm në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe detoksifikimin e mëlçisë.

5. Perimet me gjethe jeshile. – Të fundit, por jo më pak të rëndësishme, dhe ndoshta do të duhej të jenë të parat në listë, janë perimet me gjethe jeshile. Këto perime janë të larmishme dhe gjithmonë i keni në kuzhinë, por janë të larmishme edhe për sa u përket përfitimeve të ndryshme për trupin tuaj. Janë të mbushura me klorofil dhe enzima, vitamina dhe ushqyes, që në fund do të thotë se këto gjethe të gjelbra i bëjnë mirë gjithë organizmit. Ndihmojnë në rregullimin e përbërjes së acideve yndyrore në mëlçi. Merreni rregullisht dozën tuaj të spinaqit, arugulës, lakrës jeshile, çikores…

(Visited 56 times, 1 visits today)
Top